Përmbytje në Europë, 15 të vdekur dhe mijëra të evakuuar
Përmbytjet e mëdha për shkak të shirave të dendur kanë marrë jetën e 15 personave në Europën Qendrore, ndërkohë që shumë të tjerë janë deklaruar të humbur.
Banorët e vendeve të prekura po evakuohen me varka, autobusë dhe helikopterë, ndërsa niveli i lumenjve dhe ujërave po rritet ndjeshëm në Poloni, Gjermani, Republikën çeke dhe Lituani. Tre persona janë mbytur në Poloni, kurse tre të tjerë kanë vdekur të mbytur në një kantinë, në Gjermani, katër të tjerë në Republikën çeke e Lituani, etj. Në Gjermani policia ka evakuuar 1400 persona në Goerlitz. Shirat kanë përmbytur pjesën jugperëndimore të Polonisë, ku sipas autoriteteve lokale disa lumenj kanë dalë nga shtrati. Autoritetet çeke thonë se deri tani ka tre persona të humbur, me shume pak gjasa për t’u gjetur gjallë. Në Liberec, rreth 100 km larg Pragës, mijëra njerëz janë detyruar të braktisin shtëpitë për shkak të rritjes së nivelit të ujërave. Rrugë të tëra dhe sheshe janë zhdukur nga pamja për shkak të mësymjes së ujërave dhe llucit, ku 200 njerëz janë evakuuar me helikopterë. Disa kanale dhe diga janë në rrezik “shpërthimi”. Në disa pjesë të vendit janë evakuuar edhe fëmijët nga kampe verore. Policia, ushtria dhe zjarrfikësit në të gjitha këto vende janë në gjendje gadishmërie për të shpëtuar njerëz dhe zhbllokuar rrugët. Situata më e rëndë është në Bogatynia, pasi është hera e tretë këtë vit, që ky rajon goditet nga përmbytjet. Kryeministri polak, Donald Tusk, premtoi rindërtimin e shtëpive të shkatërruara dhe nga 1500 euro ndihmë emergjence për personat e prekur nga fatkeqësia natyrore.