“Expresi i Nënës”treni Indian kushtuarNënë Terezës
INDI- Ministria e Hekurudhave në Indi ka vendosur ti dedikojë një tren bamirëses së madhe shqiptare Nënë Tereza, me rastin e 100 vjetorit të saj të lindjes.
Lajmi është konfirmuar nga agjencia e lajmeve PTI, e cila citon vetë titullaren e dikasterit. Sipas saj, treni do të pagëzohet “Expresi i Nënës” dhe do të inagurohet pikërisht më 26 gusht, ditën në të cilen festohet 100 vjetori i lindjes së Nënë Terezës, me dhjetëra aktivitete në Indi.
Vagonet e trenit do të lyhen me ngjyrë bojëqielli dhe vija të bardha, ashtu si uniforma e misionarëve të bamirësisë, urdhërit të themeluar nga murgesha shqiptare, e cila ndërroi jetë në vitin 1997.
Me rastin e 100 vjetorit të Nënë Terezës, qeveria indiane ka parashikuar gjithashtu edhe nxjerrjen e një monedheve në nder të saj, si dhe një simpozium në Nju Dehli.
(e.n/news24/BalkanWeb)