E Shtunë, 31 Tetor 2026

Automati “inteligjent”që nuk u shet alkooltë dehurve

PENSILVANI- Qytetarët në Pensilvani mund të blejnë verë nga automatët e posaçëm për këtë shërbim, por ata nuk mund të blejnë ato kur dhe si të duan, pasi shteti amerikan ka rregulla të ashpra për alkoolin.

Për të mos e keqpërdorur shitjen e alkoolit nëpër aparate, amerikanët kanë bërë të mundur realizimin e 3 testeve për cdo blerës në mënyrë që të shmanget blerja e pijeve alkoolike nga persona te dehur.

Të gjitha këto përcillen edhe nga kamerat e sigurisë për të shmangur mashtrimet e mundshme.

Vetëm pasi të kenë kaluar 3 testet në fjalë, atëherë qytetarët mund të blejnë shishet e verës që kushtojnë nga 7-23 dollarë.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›