E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiptarët etnik protestojnë në Preshevë

Preshevë - Mijëra shqiptarë etnikë protestuan dje në qytetin jugor të Preshevës për të kërkuar lirimin e menjëhershëm të ish-luftëtarëve të UÇK-së si edhe për t'i kërkuar NATO-s mbikëqyrjen e sigurisë në rajon.

Dhjetorin e kaluar, policia serbe në Preshevë arrestoi 10 ish-luftëtarë të UÇK-së me dyshimin për përfshirje në vrasjen e serbëve në Kosovë në vitin 1999.

Liderët politikë të shqiptarëve etnikë thonë se policia përdori dhunë të skajshme gjatë arrestimeve.

''Protestuesit mbanin pankarta ku shkruhej 'Luftëtarët e lirisë nuk janë kriminelë' dhe 'NATO monitoro situatën në Luginën e Preshevës '', njoftoi Belgzim Kamberi, shef i Këshillit për të Drejtat e Njeriut në Luginën e Preshevës.
''Ne i kërkojmë komunitetit ndërkombëtar, NATO-s, OSBE-së dhe BE-së... që të ndërmjetësojnë në bisedimet mes qeverisë serbe dhe përfaqësuesve politikë shqiptarë... për t'i dhënë fund përkeqësimit të situatës politike dhe asaj të sigurisë'', shtohej në deklaratën e rastit të këshillit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›