E Shtunë, 31 Tetor 2026

Surroi dëshmitar në Hagë kundër Gjorgjeviç

Prishtinë - Veton Surroi, kryetari i Bordit të Klubit për Politikën e Jashtme është nisur sot drejt Hagës, i cili do të paraqitet si dëshmitar i parë në hapjen e procesit kundër të akuzuarit për krime lufte, zyrtarit të lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, Vlastimir Gjorgjeviç. Ai akuzohet si pjesëmarrës në operacionin e dëbimit të organizuar të popullsisë shqiptare nga Kosova në periudhën 1 janar-20 qershor 1999.

Gjorgjeviç akuzohet nga prokuroria për rol komandues mbi forcat e policisë serbe në zbatimin e fushatës së dëbimit të shqiptarëve nga Kosova. Surroi është ftuar nga prokuroria e Gjykatës së Hagës për të dëshmuar në favor të vërtetimit të akuzës. Dëshmia e Surroi ka për qëllim përshkrimin e kontekstit politik në të cilin janë kryer krimet me të cilat ngarkohet i akuzuari.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›