Jam krenar për pjesëmarrjen tonë në Pekin
Jam krenar që Shqipëria merr pjesë në Lojërat e Pekinit 2008. Shpalosjen e flamurit tonë nuk do ta humb për asgjë në botë. Nuk dua të këshilloj askënd dhe aq më shumë sportistët tanë, por dua t’ju them vetëm diçka: Ju mos u ndjeni inferiorë sepse nuk jeni 11, edhe sytë që do t’ju ndjekin, nuk janë me mijëra, por janë me miliona. Janë sytë e të gjithë Shqiptarëve në Shqipëri e në mbarë Botën. Para se të hyni në garën përkatëse, këndoni Himnin Kombëtar dhe gjithçka do t’ju duket më e lehtë e do të ndjeheni më superiorë dhe më konkurrues.