E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiptarët kundër maqedonishtes

Nga Express më 11 korrik 2011 në ora 15:30

Shqiptarët i druhen sërish këtë vit faktit se autoritetet zyrtare në Shkup do të tentojnë të realizojnë projektin, që shkaktoi reagime edhe më parë, pra futjen e mësimit të maqedonishtes për fëmijët e tyre që në klasën e parë.

Megjithatë, drejtues të Lidhjes së Arsimtarëve Shqiptarë thonë se një gjë e tillë do të dështojë që në fillim.

Drejtuesit e Ministrisë së Arsimit nuk japin asnjë sqarim se si do të veprohet në këtë vit të ri shkollor që nis në shtator, ndërsa mësimdhënësit shqiptarë shprehen se nuk do ta zbatojnë një vendim të tillë edhe në rast se ai merret.

“Prej fillimit është një dështim. Do të dështojë dhe në asnjë komunë shqiptare, në asnjë shkollë shqipe maqedonishtja nuk do të vihet prej klasës së parë, sikur thuhet”, deklaroi Nuhi Dardhishta, kryetar i Lidhjes së Arsimtarëve Shqiptarë në Maqedoni.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›