Terminal i ri nisin punimet ne aeroportin e Prishtines

Terminali i ri në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, i dhënë me koncesion konsorciumit “Limak Aeroporte de Lyon” nisi të ndërtohet, e në ceremoninë e përurimit të punimeve, të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit më të lartë politik të Kosovës. Presidentja Atifete Jahjaga tha se aeroporti do të jetë urë lidhëse në mes Kosovës dhe vendeve të tjera të botës.
“Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” do të luajë një rol të rëndësishëm në rrjetin e aeroporteve të Europës. Do të jetë një urë ndërlidhëse ndërmjet Kosovës dhe botës, do të jetë në funksion të gjithë qytetarëve të Kosovës, duke ofruar shërbime të mira dhe cilësore, dhe njëherësh duhet të shërbejë edhe si referencë për investitorët dhe menaxhuesit, si sprovë e një investimi dhe një angazhimi e organizimi këtu”-theksoi Jahjaga.
Ndërsa Kryeministri, Hashim Thaçi tha se Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës është shembulli më i mirë i partneritetit Publiko-Privat.
“Zbatimi i suksesshëm i partneritetit publiko-privat në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës,”Adem Jashari” dëshmon se Qeveria e Kosovës është duke realizuar me sukses objektivat e saj drejt rritjes ekonomike të vendit dhe përmirësimit të jetës së qytetarëve të saj”-tha Thaçi.
Konsorcumi “Limak Aeroport de Lyon” ka marrë një kontratë 20-vjeçare për operim dhe zgjerim të aeroportit. Kjo kompani pritet të investojë rreth 100 milion euro në infrastrukturë. Limak i është kërkuar, gjithashtu që të operojë me oferta të zgjeruara të shërbimeve.
Sala Mustafa