E Diel, 1 Nëntor 2026

“Masat e qeverise, nuk e lane ekonomine te bjere ne recesion” Intervistoi: Eglantina Nasi



“Ndonese mjaft poshte potencialit, ekonomia shqiptare po rritet dhe kjo eshte mjaft e ndryshme nga situata e tkurrjes ekonomike qe kane kaluar e po kalojne mjaft vende te rajonit e te Eurozones”. Ky eshte nje konstatim qe jep per situaten ne te cilen gjendet ekonomia jone, gjate nje interviste te posacme per “KJ”, eksperti i njohur Arjan Kadare, njekohesisht edhe anetar i Keshillit Mbikeqyres te Bankes se Shqiperise. Duke detajuar ne kete kuader, se masat lehtesuese fiskale te ndermarra deri tani nga qeverisja e djathte ndaj biznesit, “kane qene te rendesishme per te mos e lene ekonomine qe te bjere ne recesion”. Ndersa permend me tej edhe anet pozitive te paketes se re fiskale qe hyri ne fuqi para pak ditesh. Por edhe kundershtimin e tij per vendosjen e nje taksimi te mundshem progresiv...

Z.Kadare, si do ta komentonit situaten ne te cilen gjendet aktualisht ekonomia shqiptare? Cilat jane problematikat kryesore me te cilat ajo po perballet sipas jush?

(Anet pozitive): Ndonese mjaft poshte potencialit, ekonomia shqiptare po rritet dhe kjo eshte mjaft e ndryshme nga situata e tkurrjes ekonomike qe kane kaluar e po kalojne mjaft vende te rajonit e te Eurozones. Infrastruktura, sidomos ajo rrugore, u eshte afruar standardeve te vendeve te zhvilluara. Ne krahasim me vendet e tjera te rajonit, Shqiperia ka thithur me shume investime te huaja direkte per fryme. Me gjithe krizen e partnereve tane tregtare, ka rritje te eksporteve shqiptare. Nga me pak se 30% 3-4 vite me pare, sot eksportet shqiptare te mallrave mbulojne rreth 50% te importeve. Kurse inflacioni, ne pjesen me te madhe te kohes, ka qene brenda intervalit te synuar nga Banka e Shqiperise dhe Leku eshte treguar i qendrueshem kundrejt Euros, monedhes se partnereve kryesore tregtare te Shqiperise. Me gjithe rritjen e konsiderueshme te kredive me probleme, sektori bankar eshte i mirekapitalizuar dhe likuid. (Problemet) Ritmet e rritjes ekonomike po bien gradualisht, nga rreth 3% ne vitet 2009-2010, ne vetem 1.7% ne vitin 2012. Rritja ekonomike po mbeshtetet nga eksportet dhe bujqesia, ndersa sektoret e ndertimit dhe nje pjese e sektorit te sherbimeve po tkurren. “Boom”-i i sektorit te ndertimit ne vitet 2000-2005, ia la vendin rritjes se dobet ne vitet ne vazhdim dhe renieve te njepasnjeshme ne dy vitet e fundit. Kjo ka sjelle pasoja negative edhe per konsumin e mallrave me perdorim afatgjate. Ka gjithashtu, renie te ritmeve te kreditimit bankar per ekonomine. Kredia nga rritja prej rreth 10% ne vitin 2012, kaloi per here te pare ne rritje vjetore negative ne muajin korrik 2013. Krahas uljes se kerkeses per kredi, verehet nga ana e bankave edhe nje shtrengim i standardeve te kreditimit, sidomos ndaj biznesit. Kjo e fundit motivohet kryesisht nga rritja e kredive me probleme, qe perfaqeson rreth 24% te totalit te kredise. Per here te pare, brenda nje periudhe 8-vjecare, ne gjashtemujorin e pare te vitit 2013 verehet nje renie vjetore e te ardhurave ne buxhet. Kjo mendoj se ka ardhur per dy arsye kryesore. Se pari, po rriten sektore qe nuk paguajne ose paguajne pak taksa (bujqesia, eksportet) dhe po tkurren sektore qe paguajne shume taksa (ndertimi). Tkurrja e ndertimit dhe teprica e kapaciteteve prodhuese kane sjelle uljen e konsumit dhe te investimeve prodhuese gje qe pasohet nga ulja e importeve dhe e te ardhurave nga TVSH-ja. Se dyti, jane marre disa lehtesira fiskale per te mbeshtetur rritjen ekonomike gje qe ka sjelle nje ulje te te ardhurave. Eshte shlyer vetem nje pjese e detyrimeve te prapambetura te buxhetit ndaj biznesit. Mosshlyerja e plote dhe ne kohe ka sjelle probleme jo vetem per biznesin por edhe per bankat.

Ne vecanti, lidhur me paketen e re civile qe hyri ne fuqi para pak ditesh, a mund te na thoni se cilat do te jene perfitimet konkrete prej saj?

Po i referohem pjeses se paketes qe ka te beje me kolateralin e kredive bankare. Ne thelb, kjo pjese e paketes shkurton kohen e ekzekutimit te kolateralit per kredite e humbura, si edhe lehteson monitorimin e procesit nga bankat. Mendoj se kjo do te sjelle efekte pozitive afatshkurter dhe afatgjate. Keshtu bankat do te merrnin mesatarisht me shume te ardhura nga ekzekutimi i kolateralit dhe ne nje afat me te shkurter dhe si pasoje, do t’i fshinin nga bilanci me shpejt e me me pak kosto kredite e humbura. Kjo do te lehtesonte standardet e kredidhenies dhe do te rriste kreditimin. Fshirja nga bilanci e kredive te humbura do te sillte uljen e kapitalit. Ne kete rast, bankat do te mund te perfitonin me shume nga paketa lehtesuese e Bankes se Shqiperise (maj 2013) mbi lehtesimin e kerkesave per kapital per ato banka qe japin me shume kredi te reja per ekonomine. Ne terma afatgjate, efektet pozitive te paketes perfshijne pervec rritjes se kreditimit edhe uljen e normes se interesit te kredive, ngaqe ulja e kohes se ekzekutimit te kolateralit paraqet nje ulje te kostos se pritshme te kredive per bankat. Nga ulja afatgjate e interesit te kredive, perfitojne edhe bizneset e individet.

Si do t’i vleresonit masat lehtesuese fiskale te ndermarra deri tani nga qeverisja e djathte ndaj biznesit?

Mendoj se kane qene te rendesishme per te mos e lene ekonomine qe te bjere ne recesion. U synua qe te stimulohen kryesisht sektore qe se fundmi kane mbeshtetur rritjen ekonomike (industria eksportuese dhe bujqesia). U kembye rritja ekonomike pozitive per nje deficit buxhetor me te larte. E mira eshte se Shqiperia nuk ra ne recesion, problemi ka te beje me menaxhimin e deficitit dhe te borxhit publik.

Cilat jane disa nga pikat kryesore ku ju mendoni se duhet te bazohet qeveria e re e se majtes per te permiresuar ekonomine shqiptare? A jeni per ulje taksash dhe taksimin progresiv qe promovon ajo?

Po permend disa drejtime qe mendoj se jane me te rendesishmit: Duhet vazhduar me zbatimin dhe thellimin e reformave strukturore per mirefunksionimin e ekonomise dhe tregjeve (Akoma na mungojne tregje dhe tregjet ekzistues nuk jane te thelle dhe eficente). Duhet vazhduar politika e thithjes se investimeve te huaja direkte. Shqiperia eshte ekonomi emergjente dhe ka nevoje per impiante prodhues, fonde dhe teknologji. Kjo plotesohet nga investuesit e huaj. Investimet e huaja direkte sjellin vec te tjerash edhe rritjen e punesimit e te konkurueshmerise. Mendoj se taksimi progresiv do te demtonte ne kete drejtim. Nuk jam per ulje taksash ndaj nivelit 10% qe eshte sot. Ne politikat e ardhshme te taksimit duhet menduar per zgjerimin e bazes se taksueshme, duke futur taksat edhe ne ata sektore qe aktualisht nuk taksohen ose taksohen fare pak. Perderisa sistemi rrugor eshte permiresuar ndjeshem, mendoj se ne periudhen ne vazhdim investimet buxhetore ne infrastrukturen rrugore duhet te jene me te permbajtura.

Nje drejtim i rendesishem eshte mbajtja e ekonomise ne rrugen e rritjes ekonomike pozitive. Kjo do te thote qe masat per korrektimin e deficitit buxhetor duhen shtyre ne kohe. Ne terma afatmesem e afatgjate, per nje menaxhim te mire te borxhit publik miratimi i nje rregulli fiskal elastik do te ishte gjeja me e drejte. Ne thelb, nje rregull fiskal elastik e lejon qeverine qe ne kohe te veshtira te stimuloje ekonomine permes borxhit se shtuar dhe ne kohe te favorshme te reduktoje borxhin publik. Nga ana tjeter, rregulli fiskal eshte nje orientues mjaft i mire edhe per institucionet (bankat) qe e blejne borxhin e qeverise. Pra nga nje rregull fiskal perfiton edhe qeveria (norma interesi te permbajtura) edhe investitoret.

Sa i perket sistemit bankar ne vendin tone, a mendoni se ecuria e tij aktuale eshte e mjaftueshme per ta mbeshtetur me kredi ekonomine?

Sistemi bankar eshte i mirekapitalizuar dhe me likuiditet te mjaftueshem. Gjithashtu, eshte fakt se pavaresisht renies se kreditimit, ecuria e depozitave ka qene e kenaqshme. Keshtu depozitat jane rritur ne menyre te vazhdueshme, nga viti ne vit. Nga ana tjeter, sikurse u permend me siper ka rritje te konsiderueshme te kredise me probleme. Kjo ka ndikuar per keq bilancin e bankave, fitimet dhe kreditimin e ekonomise. Megjithate, sistemi bankar ka qene me fitim dhe e ka menaxhuar mire situaten e kredive me probleme. Mendoj se kreditimi i ekonomise do te rritet dhe kete e mbeshtes tek faktoret e meposhtem. Ecuria e depozitave tregon se bankat kane financim te qendrueshem e te kenaqshem. Pritet qe situata ekonomike tek partneret tane kryesore tregtare te permiresohet. Jane marre masa lehtesuese dhe favorizuese si paketa e re civile, masat lehtesuese te Bankes se Shqiperise per kapitalin, etj.

Po ne lidhje me ecurine e dergesave te emigranteve, a mund te na thoni se cilat jane nivelet e tyre aktuale dhe cfare impakti kane realisht ne ekonomine shqiptare?

Dergesat e emigranteve e kane ndihmuar dhe e ndihmojne se tepermi ekonomine shqiptare. Ato kane stimuluar konsumin dhe vitet e fundit nje pjese e tyre jane kthyer ne kursime. Dergesat e emigranteve kane patur dhe kane efekte pozitive ne mbulimin e nje pjese te deficitit te llogarise korrente gje qe ndihmon ne qendrueshmerine e Lekut kundrejt monedhave te tjera. Duhet thene se me kalimin e kohes rendesia relative e dergesave te emigranteve ka rene per t’ia lene vendin eksporteve te mallrave. Keshtu, ne fillim te viteve ‘2000, eksportet e mallrave ishin afersisht sa gjysma e dergesave te emigranteve, sot eshte e kunderta dergesat jane sa gjysma e eksporteve te mallrave. Megjithate edhe sot dergesat jane te rendesishme per ekonomine shqiptare. Nje analize kohore vetem e dergesave tregon se ato arriten maksimumin ne vitin 2007 (rreth 73 milion euro ne muaj) dhe me pas filluan te ulen per te arritur ne mars 2013 ne rreth 50 milion euro/muaj. Duhet patur parasysh se ne periudhen 2009-2013, pervec uljes se natyrshme, ne uljen e dergesave ka ndikuar edhe kriza ekonomike qe kapi vende si Greqia dhe Italia. Nje fakt tjeter qe verehet eshte se dergesat gjate viteve te fundit jane bere me te luhatshme nga muaji ne muaj. Pavaresisht renies se rendesise me kohen, edhe sot dergesat financojne nje pjese te rendesishme te konsumit dhe depozitave bankare. Ato kontribuojne pozitivisht ne llogarine korrente dhe ne qendrueshmerine e Lekut.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›