E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lopën e ngordhur e hodhën tek Kroi i Mbretit

Ka një javë që vetëm pak metra larg nga Kroi i Mbretit zjarrfikësit e Drenasit, bashkë me Policinë, e hodhën një lopë të ngordhur aty. Banorët e Korreticës së Epërme, të cilët furnizohen nga ky krua me ujë të pijshëm, i thanë KTV-së se lopa e ngordhur ishte goditur nga një veturë, ndërsa më pas ajo u hodh në vendin më të afërt. Kundërmimi i rëndë dhe rreziku i ndotjes së ujit të pijshëm po i shqetëson tej mase banorët përreth. Deri tashti askush nga përgjegjësit nuk e ka marrë mundin ta largojnë lopën e ngordhur.

Komuna e Drenasit arsyetohet se ende nuk është në dijeni për këtë rast, duke thënë se askush s’i ka informuar. Drejtori i Bujqësisë dhe i Pylltarisë, Skënder Hasi thotë se tash, pasi janë informuar nga KTV-ja, do t’i kërkojnë ndihmë Agjencisë së Veterinës dhe së bashku do të marrin masa për largimin e lopës së ngordhur nga burimi i ujit./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›