E Diel, 1 Nëntor 2026

“Shqiptarët, më 23 qershor, do e rrëzojnë murin e bllokimit”

15-12-2012 / Gazeta 55

Reagon deputetja e PD, Rajmonda Bulku

“Vetëm 190 ditë kanë mbetur dhe shqiptarët do e rrëzojnë murin e bllokimit”. Me këtë deklaratë të fortë ka ardhur Partia Demokratike përmes deputetes Rajmonda Bulku. “Bashkimi Europian ka treguar që e mbështet integrimin e Shqipërisë. Rama nuk pranoi miratimin e tre ligjeve dhe bllokoi statusin për të tretën herë radhazi. Sa herë që Rama pëson humbje personale, hakmerret me qytetarët duke bllokuar statusin”, theksoi  ajo.
Në një konferencë për media Bulku fajësoi Partinë Socialiste dhe lidershipin e saj Edi Rama për mbajtjen peng të tre ligjeve, çfarë sipas saj solli dhe humbjen e statusit kandidat për të tretën herë radhazi. “Bllokimi i statusit ka një emër! Dështimi quhet Edi Rama! Shqiptarët këtë nuk ta falin. Shqiptarët duan të bashkohen në Europë,e shoku Rama për të tretën herë i bllokon. Çdo herë që ky neobllokmen, humb personalisht, hakmerret me qytetarët e vendit të tij. Tani është radha e shqiptarëve që, me 23 Qershor, me votën e tyre të lirë të refuzojnë Edi Ramën. Ato do të rrezojnë murin e  bllokimit. Shoku Rama, koha juaj ka mbaruar! Mbeten vetëm 190 ditë që shqiptarët t’i japin fund aventurës tënde! Me 23 Qershor do të paguani faturën më të rëndë që, padrejtësisht, u ngarkove për 3 vjet shqiptarëve. Ju kanë mbetur vetëm 190 ditë! Shqiptarët do të rrëzojnë murin e bllokimit”, deklaroi Bulku.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›