Dëftesa, gjurma e shtypshkronjës së parë e alfabetit të Manastirit
Ajo është një fletë e zbukuruar, ka ngjyrë gri dhe kushtonte 20 franga në vitin 1909. Me të madhe shkruhet Dëftesë. Është një gjurmë, e ardhur deri në ditët e sotme, e përpjekjes së shoqërisë "Bashkimi i Kombit", për të ngritur të parën shtypshkronjë që do të botonte me alfabetin e Kongresit të Manastirit. I përket koleksionistit korçar, Niko Kotherja dhe është pjesë e ekspozitës që Shoqata Mbarëkombëtare e Koleksionistëve Shqiptarë ka hapur me rastin e 100-vjetorit të Kongresit të Manastirit në qendrën Rizvani. Materiale origjinale, mbi 100 fotografi, që paraqesin veprimtarinë e klubeve patriotike që ndihmuan në hapjen e shkollave shqipe, botime para Kongresit me alfabete të ndryshme, botime direkt pas Kongresit të Manastirit, mbi 30 periodikë, gazeta dhe revista të asaj kohe në gjuhën shqipe, që kanë pasqyruar këtë aktivitet, janë ekspozuar me iniciativën e vet këtyre koleksionistëve. Kjo dëftesë kontributesh është dëshmi e veprimtarisë së kësaj shtypshkronje të parë e quajtur "Shoqëria Botoniese Literare", ashtu sikurse dhe librat e parë të botuar në të me alfabetin latin. Kryetari i kësaj shoqërie ishte Feim Zavalani, njëkohësisht edhe njëri prej delegatëve të Kongresit të Manastirit, nënkryetar një tjetër pjesëtar i familjes Zavalani, Izeti dhe arkëtar Gjergj Qiriazi. Në pjesën e pasme të saj ka një shkrim sqarues, që shpjegon qëllimin e mbledhjes së lekëve, si dhe kriteret që duhet të zbatonte blerësi i saj. Kishin format të njëjtë dhe secili mund të blinte një apo më shumë copë.
"Kjo ishte shtypshkronja që botoi tekstet e para me alfabetin që u vendos në Kongresin e Manastirit. Botimet e para, që dolën nga kjo shtypshkronjë, janë shumë të rëndësishme për historinë e shkrimit të shqipes me këtë alfabet. Ajo u ngrit në vitin 1909 dhe botoi shumë libra në gjuhën shqipe, apo edhe tituj gazetash si ajo ""Bashkimi", tekstet mësimore, abetaren e Parashqevi Qiriazit, revistën "Lahuta e Malësisë" të Kristo Qiriazit dhe shumë materiale të tjera, që pastaj shpërndaheshin në të gjithë Shqipërinë", shprehet Kotherja. Disa prej këtyre botimeve të kohës, pas Kongresit të Manastirit ruhen nga koleksionistë të ndryshëm apo edhe në arkiva. Shpëtim Sala, kryetar i Shoqatës së Koleksionistëve, rindërton historinë e funksionimit të shoqërisë "Bashkimi i Kombit". Ai tregon se Klubi i Bashkimit i Manastirit, i krijuar në fillim të shtatorit 1908, ishte qendrori dhe kishte marrëdhënie me mbi 60 klube në të gjithë Shqipërinë. Përmes tij shpërndahej edhe shtypi, që vinte edhe nga Bukureshti apo Sofja. Manastiri ka qenë stacioni i fundit i trenit. Më pas, njerëzit udhëtonin me qerre apo karvanë. Por veprimtaria e kësaj shtypshkronje, e cila botonte edhe materiale në gjuhë të huaj, nuk do të vazhdonte gjatë. Sala tregon se, në vitin 1909, ajo u mbyll nga autoritetet turke të Manastirit. Pas këtij presioni, ata u detyruan të largonin Feim Zavalanin nga kryesimi i saj dhe të vendosin një tjetër patriot shqiptar. Po kështu, ndryshoi edhe emërtimi i shtypshkronjës, e cila do të qëndronte hapur deri më 1911, kohë në të cilën do të mbyllej veprimtaria e saj. Kjo periudhë do të sillte edhe një farë rregulli në botime. Para Kongresit të Manastirit ishin bërë përpjekje për të shkruar libra, gazeta apo edhe për të mësuar shqipen, duke përdorur alfabete të ndryshme, si ai osman, grek, sllav ose dhe atë latin. Po në kaq shumë alfabete botoheshin edhe abetare, apo libra të tjerë. "Deri para Kongresit të Manastirit ishte një luftë e alfabeteve dhe e abetareve. Pikërisht në këtë Kongres u konsolidua edhe alfabeti", shprehet Sala. Edhe në ekspozitën që ata kanë hapur, ka një rrugëtim përmes fotove e dokumenteve në historinë para dhe pas Kongresit të Manastirit, ngjarja më e rëndësishme e gjuhës shqipe, që ka shënuar përvjetorin e 100 të saj.
Qëllim i të mbledhurit të hollave është;
1) Për të forcuar "Shoqërinë Botonjëse Literare", e cila do të përmbanjë një shtypshkronjë, do të botonjë fletoren "Kombi" që der tashi dilte n Amerikë, të shtypnje libra të nevojshme me lëndë të zgjedhurë si dhe libra shkolle për përparim dhe lërim të gjuhësë shqip me lëndë të zgjedhurë si dhe libra shkolle për përparim dhe lërim të gjuhësë shqip.
2) Shoqëria do të fillonjë punënë duke përndarë 1500 dëftesa të cilat do të kenë 20 frg. Njera.
3) Fitimi që do të dalë nga puna e shtypëshkronjës, pasi të mbulonen detyrat për punëtorët, për maqina, ndërtime si dhe për ç‘do tjatër nevojë do t‘u paguhet ndihmetarevet nje kamate 3% ndë vit. Fitimi tjatër që munt të tepronjë do të përdoretë 50 % për të përndarë libra libra pa të holla për të mbajtur mësonjës ku të jetë nevojë dhe për çdo punë tjatër për mbrodhësinë kombiare, ...mbeturat 50% do t‘u ndahen shokëvet që do të kenë dëftesat.
4) Dëftesat do të jepenë më emërin‘ e mbajtësit i cili do të mos ketë të drejtë t‘i shesë pa dhënë zë shoqërisë.
5) Blerësi i kësaj dëftese do të mos ketë të drejtë të kërkonjë të hollat nga Shoqëria përpara tri vjet.
6) Pleq do të zgjidhenë vetëm ata që janë pjesëtarë të shoqërisë dhe ndënjës të Manastirit.
7) Blerësi i këtyre dëftesave kurrë nuk humbët sumën që ka paquar, se për këtë janë dorëzënjës z. Z Fehim Zavalani edhe G. D. Qirias