E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiptaret mund te udhetojne ne Brazil pa viza. Asnje premtim per Kosoven

Haxhinasto vizite ne Brazilia takon homologun e tij ku nenshkruan 4 marreveshje

Ne kuader te vizites zyrtare ne Brazil zv.kryeministri dhe ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto u prit ne nje takim te vecante nga ministri i Puneve te Jashtme te Brazilit ambasador Antonio de Aguiar Patriota. Gjate takimit u diskutua mbi marredheniet dypaleshe bashkepunimin ne kuader te organizatave shumepaleshe zhvillimet globale dhe ne rajonin e Ballkanit. Para takimit zyrtar ministri Haxhinasto dhe Patriota nenshkruan kater marreveshje dhe memorandume marreveshjen per heqjen e vizave midis dy vendeve marreveshjen e bashkepunimit midis dy Ministrive te Jashtme memorandum mirekuptimi midis dy Akademive Diplomatike per bashkepunim reciprok dhe trajnim te diplomateve si dhe memorandumin per bashkepunimin ekonomik. Haxhinasto siguroi bashkebiseduesin brazilian se Shqiperia eshte e vendosur per te intensifikuar marredheniet dypaleshe duke mbajtur konsultime periodike por njekohesisht edhe ne aspektin global dhe shumepalesh per te gjitha ceshtjet me interes te ndersjelle. Duke iu referuar bashkepunimit ekonomik ministri Haxhinasto nenvizoi se bashkepunimi ekonomik duhet te forcohet dhe zhvillohet me tej ne te ardhmen. Shqiperia ofron shume per biznesin brazilian dhe shkembimet tregtare jane nje drejtim tjeter ku duhet te punohet se bashku. Nga ana e tij ministri Patriota u shpreh se ky eshte nje moment historik ndersa marredheniet midis dy vendeve po zhvillohen me shpejtesi. Kete gje e provon me se miri hapja e ambasadave respektive. Dy vendet tona tha ai duhet te kapin kohen e humbur ne marredheniet dypaleshe dhe bashkepunimi ekonomik eshte nje drejtim mjaft i rendesishem qe duhet te zhvillohet me shpejtesi. Nderkohe tha ai Brazili me ambasada pothuajse ne te gjitha vendet ballkanike eshte i angazhuar ne kete rajon gjithnje e me teper. Nje aspekt i rendesishem i bashkepunimit midis dy vendeve eshte ai ne organizatat nderkombetare. Mbeshtetja e kandidaturave reciproke ne keto organizata tha ai vetem forcon me tej miqesine midis dy vendeve. Haxhinasto duke iu referuar Kosoves tha se pavaresia e saj ka forcuar stabilitetin sigurine dhe prosperitetin ne te gjithe rajonin e Ballkanit. Kosova duhet te jete tha ai nje ceshtje qe te afroje me teper vendet e rajonit dhe jo nje ceshtje ndarjeje. Me tej ai tha se vlereson mbeshtetjen e Brazilit per te pasur nje rajon vendet e te cilit ndajne nje te ardhme te perbashket. Patriota tha se vlereson se tepermi integrimin dhe bashkepunimin midis vendeve te rajonit tone dhe pershendeti faktin qe te gjitha keto vende po levizin ne te njejtin drejtim gje e cila do te sjelle ndryshim te rendesishem ne rajon e me gjere.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›