Pushtetaret lokale bojkotojne festen e Austrise
shte bere tradite tashme qe per te nderuar Festen Kombetare te Austrise Konsulli i Nderit i ketij shteti ne qytetin e Shkodres te organizoje aktivitet me pjesemarrje te gjere te perfaqesuesve te jetes publike politike kulturore dhe pushtetit lokal etj. Duhet theksuar qe ne fillim se lidhjet e Austrise me Shkodren jane te vecanta kane nje histori gati 100-vjecare. Ne Shkoder vepron edhe nje shoqate shume aktive e miqesise se Shqiperise me Austrine projektet austriake jane te njohura jane permendur sa e sa here duke falenderuar shtetin austriak. Gjithashtu vitet e fundit eshte hapur nje shkolle austriake nder me cilesoret ne kete qytet me tradita arsimore. Se fundi Austria eshte nder te paktat shtete qe ka edhe nje konsullate ne qytetin e Shkodres dhe Konsull Nderi eshte Gjergj Leqejza biznesmen i njohur ne kete qytet gjithashtu ish-prefekt i Shkodres dhe ish-zv.minister i Ekonomise ne periudhen e qeverisjes socialiste. E theksuam kete fakt ne dukje te parendesishem per te shpjeguar me mire veprimet provinciale te pushtetareve te Shkodres qe shprehen pikerisht ne momente festash. Dhe aktiviteti i se martes pasdite me 25 tetor ne perkujtim te festes kombetare te Austrise filloi me nje koncert ne teatrin Migjeni dhe vazhdoi me nje feste te organizuar ne hotel-turizmin Rozafa. Vemendja e publikut ishte e madhe koncerti i artisteve austriake e mbushi plot sallen e teatrit Migjeni ndonese kohezgjatja e koncertit nuk ishte ajo e planifikuara. Dhe per kete njeri nga instrumentistet austriake kerkoi falje por duke thene edhe arsyet qe kishin te benin me organizimin per te cilin duhej te pergjigjej pikerisht teatri i Shkodres pasi pianoja nuk plotesonte kushtet e nevojshme per te realizuar koncertin instrumental. Ne radhen e pare ishte ambasadori austriak z. Florian Raunig shume i njohur per dashamiresine e tij per qytetin e Shkodres dhe Konsulli i Nderit i Austrise ne Shkoder z. Gjergj Leqejza por mungonin pushtetaret lokale kryetari i Bashkise se Shkodres kryetari i Qarkut Shkoder deputetet drejtori i teatrit Migjeni etj. Thua te ishte sabotim i qellimshem Burime krejt te besueshme bejne fjale per nje inat provincial te pushtetareve te sotem lokale me z. Gjergj Leqejza te cilin shteti austriak e ka ngarkuar si Konsull Nderi ne Shkoder. Kjo eshte arsyeja e vertete e mungeses e moskujdesit per pianon. Ndoshta mendojne se mund ta trajtojne edhe pozicionin e Konsullit te Nderit si nje vend te administrates se tyre kur procedurat per kete jane te tjera dhe varen nga qeveria e Austrise.