Formulari A2, Ministria shtyn deri në 15 korrik afatin e dorëzimit
Formulari mund të plotësohet edhe pas provimeve me zgjedhje. Publikimi i formularit pritet të bëhet brenda kësaj jave
Jonida Tashi
Shtyhet deri më datën 15 korrik afati për plotësimin dhe dorëzimin e formularit A2. Ky është vendimi më i fundit, i marrë nga drejtuesit e Ministrisë së Arsimit dhe institucioneve në varësi të saj, që merren me procedurat e pranimeve në universitete. Për rrjedhojë, maturantët që do të konkurrojnë për në universitet, duhet të respektojnë afate të reja për plotësimin dhe dërgimin e formularit A2 në shkollat përkatëse.
Afati
Me spostimin e afatit për plotësimin e formularit A2, maturantëve u jepet mundësia që ta plotësojnë atë edhe pasi i janë nënshtruar provimeve me zgjedhje. Mesa duket kjo ka qenë edhe arsyeja kryesore që specialistët e MASH-it kanë rënë dakord që formulari A2 të plotësohet deri në mesin e muajit korrik. Sipas specialistëve të arsimit, plotësimi i formularit pas provimeve me zgjedhje, do t’i vinte shumë në ndihmë maturantëve për të bërë një përzgjedhje sa më të saktë të preferencave ku duan të studiojnë. Pasi në këtë fazë, ata jo vetëm që janë njohur me notat e dy provimeve me detyrim dhe notën mesatare, por dinë edhe afërsisht se çfarë rezultatesh mund të arrijnë në provimet me zgjedhje. Kjo do të thotë që nëse një maturant, për shembull po marrin rastin e një kandidati që do të japë si njërin nga provimet me zgjedhje lëndën e Historisë, nuk arrin t’i përgjigjet pozitivisht pyetjeve të këtij provimi, nuk ka përse të zgjedh në formularin A2 degë që kanë të bëjnë me këtë lëndë. Në këtë mënyrë, maturanti i ul mundësinë vetes për të fituar sa më shumë pikë. Për këtë arsye, ai duhet të synojë për konkurrim ato degë ku në bazë të rezultateve personale shanset për të fituar janë më të mëdha. Kështu, maturantët, të cilët kanë rezultate më të larta në lëndët shkencore, do të kenë më shumë mundësi që të fitojnë një degë të profilit shkencor, pasi dhe koeficientet janë më të larta. Ndërkohë që po i njëjti nxënës do të ketë probabilitet më të vogël për t’u shpallur fitues në lëndët e profilit shoqëror, ndaj dhe përzgjedhja duhet bërë me shumë kujdes. Për këtë, maturantët duhet ta lexojnë me shumë kujdes listën e degëve në formularin A2 për të gjetur degët që preferojnë. Në renditjen e preferencave në formularin A2 maturantët duhet të kenë në vëmendje se e para zgjidhet dega që preferohet më shumë, e dyta ajo që preferohet nëse nuk do të fitojnë në preferencën e parë e kështu me radhë. Mbi këtë bazë të preferencave do të shpallen fituesit për secilën degë, gjithmonë nëse kandidatët kanë mbledhur pikët e nevojshme.
Plotësimi
Formulari A2, i cili është vendimtar për të vijuar studimet e larta, këtë vit, ndryshe nga ai i kaluari mund të dorëzohet edhe pa i plotësuar 10 preferencat. Ndryshimi i përcaktimit të degëve në formularin A2, nga 10 preferenca që duhet të shënoheshin detyrimisht një vit më parë, në më pak se 10, është bërë për të evituar konfuzionin e maturantëve dhe specialistëve në llogaritjen e pikëve. Përzgjedhja e sa më pak degëve, do të ndihmonte specialistët për të nxjerrë sa më parë rezultatet e provimeve, por edhe vetë maturantët, të cilët nëpërmjet llogaritjeve paraprake bëjnë një matje të forcave të tyre se në cilin fakultet mund të shpallen fitues. Për plotësimin e formularit A2 çdo kandidat për në universitet duhet të paguajë faturën e vendosur nga MASH-i, në të kundërt, aplikimi i maturantit për të marrë pjesë në provimet me zgjedhje quhet i pavlefshëm. Detyrimi i maturantëve për të paguar tarifën e formularit A2 është i sanksionuar edhe në rregulloren e Maturës 200, sipas së cilës, çdo kandidat që jep provimin/provimet me zgjedhje, paguan tarifën e Maturës Shtetërore në mënyrë individuale, sipas udhëzimit të posaçëm që dërgon MASH-i para se të dorëzohet i plotësuar formulari A2. Për të marrë formularin A2 nxënësi duhet të ketë kryer pagesën prej 1500 lekësh. Regjistrimi i çdo kandidati për provimin me zgjedhje konsiderohet i plotë në qoftë se krahas plotësimit me saktësi të çdo të dhëne të kërkuar, formularit A2 i bashkëngjitet mandatarkëtimi origjinal, që vërteton pagesën e tarifës së Maturës Shtetërore. Formulari A2 pranohet vetëm i shoqëruar me mandat-arkëtimi. Në qoftë se për arsye të ndryshme kandidati nuk merr pjesë në provimin me zgjedhje për të cilin ka bërë pagesën, kjo e fundit nuk kthehet.
Afatet e vjetra për formularin A2
Sipas rregullores së Maturës, kandidatët që dëshirojnë të vazhdojnë studimet në shkollat e larta, duhet të plotësojnë formularin A2, brenda datës 30 qershor dhe ta dorëzojnë atë në Komisionin Shkollor të Maturës Shtetërore (KSHMSH).
KSHMSH dërgon zyrtarisht në Komisionin e Maturës Shtetërore (KMSH) pranë Drejtorisë Arsimore Rajonale ose Zyrës Arsimore (DAR/ZA) formularët A2, të plotësuar, si edhe tabelën e regjistrimeve, brenda datës 2 korrik.
KMSH-ja e DAR-it dhe ZA-së, pasi bën verifikimet përkatëse, i dërgon formularët, ndarë sipas shkollave, së bashku me tabelat e regjistrimeve, zyrtarisht me shkresë përcjellëse në MASH, më 11 korrik.
Afati
15 korrik është afati i fundit për të plotësuar dhe dorëzuar formularin A2 në shkollë
Plotësimi
Formulari A2, këtë vit, mund të dorëzohet edhe pa i plotësuar 10 preferencat
Tarifa
Për të marrë formularin A2 nxënësi duhet të ketë kryer pagesën prej 1500 lekësh
Llogaritja e pikëve sipas Maturës Shtetërore 2008
Pikët që fituesit e fundit kanë grumbulluar një vit më parë, janë të rëndësishme për maturantët e sivjetshëm, në mënyrë që ata të orientohen se me sa pikë arrihet të fitohet dega e tyre e preferuar. Pas përfundimit të katër provimeve të Maturës, secili maturant mund të llogarisë përafërsisht se sa pikë mund të fitojë, duke njohur vlerësimet e veta. Specialistët kanë përcaktuar edhe formulën e llogaritjes së pikëve për të fituar të drejtën e studimit. Formula llogaritëse e pikëve, është: [(D1 + D2 + M) x Ksh + Z1 x K1 + Z2 x K2], ku: NM - nota mesatare e shkollës së mesme, D1 - nota e marrë në provimin e parë të detyruar, D2 - nota e marrë në provimin e dytë të detyruar, Ksh – është koeficienti i shkollës, K1 – koeficienti për provimin e parë me zgjedhje dhe K2 – koeficienti për provimin e dytë me zgjedhje.
30 Qershor 2009