E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama ishte i prishur në fytyrë. Ai thotë broçkulla (konfereca e plotë e kryeministrit dhënë pak më parë)


Sot është dita e parë në historinë e zgjedhje që në selitë e forcave politike nuk kemi dëgjuar rezultate. Ky regjistrim nga mediat e ka bërë procesin ultra transparent. Më mirë qe e bëmë në këtë mënyrë. Ajo që është për tu theksuar. Një ditë shumë e veçantë. Ditë në të cilën realisht procesin ka ecur më mirë se në çdo proces të mëparshëm. Sot momentet kanë e reagimeve të KQZ kanë qenë të pakonsiderueshme. Ky ka qenë një proces delikat. Ndaj edhe është një ditë për t’u lavdëruar, është një ditë që dallon nga të gjitha ditët e tjera post elektorale. Kjo është merita në radhë të parqe e atyre që bëjnë numërimin, por në radhë të parë edhe teknologjisë. Unë dua të përshëndes ekipet që bëjnë numërimin dhe ekipet që bëjnë monitorimin. E kam ndjekur këtë proces dhe më ka impresionuar. Ka një problem të vogël që do të rregullohet në 6 KZAZ sa i përket përqindjes së përllogaritur gabim. Elektronika pavarësisht përparësive të tjera, duket se po kërkon më shumë kohë. Është një proces pa asnjë lloj tensioni. Po dëshmohet një përgjegjësi e madhe dhe po menaxhohet shumë mirë. 


Kemi informacione se disa kamera të televizioneve të pozicionuara majtas ndodhen në disa KZAZ. Keni koment për këtë?


Gjithçka ka të bëjë me KZAZ apo sallat e numërimit kanë të bëjnë me KQZ dhe jo me mua. Unë kërkoj që kodi të zbatohet. Kodi nuk e ndalon këtë. Një proces që është elektronik e mundëson edhe këtë, thjeshtë nëse salla është e vogël dhe nuk i zë njerëzit.


Rama gati një orë më parë ju ka akuzuar për një skenar për të bllokuar numërimin. A jeni i sigurt se nuk ekziston një skenar i tillë?


Në radhë të parë ju them se këto janë broçkulla. Edhe për mua edhe për zotin Rama ka një KQZ. Përkundrazi e vërteta është se në këtë qeveri synimi është që gjithçka të shkojë mirë. Unë them se ky proces në dijeninë time është absolutisht më i miri. Nuk ka pasur asnjë sherr. Imagjinoni çfarë ka ndodhur më parë.


Çfarë shije ju lë raporti sipas të cilit zgjedhjet ishin të mira, por nuk pati standarde?


Në fakt këtë nuk e tha raporti. Por raporti përfundimtar do të përfshijë ditën e sotme dhe gjithçka ka të bëjë me zgjedhjet. Sot është bërë një deklaratë mbi një raport paraprak. Ka pasur politizim. Tani unë nuk mund ta detyroj opozitën. E rëndësishme është që qytetarët votuan me infrastrukturën teknike më moderne. Jashtë çdo lloj mundësia se zgjedhje të përsosura nuk ekzistojnë askund. Ka vende të lira që nuk kanë fare lista votimesh. Ka vende që kanë një spektër të gjerë dokumentesh me të cilët mund të votojnë.


Si i keni ndjekur rezultatet?


Unë i kam ndjekur rezultatet e KQZ. Jo se tjetra nuk mund të ndiqet. Është çeshtje kohë. Ndjek atë që ecën më parë me kohën. Këto lëvizin sipas të dhënave që hyjnë në sistem. Meritat është që forcat politike ndjekin KQZ. Ky është një numër më transparent që është bërë ndonjëherë.


Rezultati është shumë i ngushtë. A mendoni se nga fundi i numërimit mund të ketë bllokim?


Absolutisht që jo. Ata që janë duke numëruar janë qytetarë të ndërgjegjshëm për detyrën që kanë. Një herë nga forca ime politike në mënyrë kategorike jo. Dua ta them se, ata që po mundohen, po mundohen. Është e vërtetë se janë numëruar gjysma. Rezultati mund të dalë edhe nesër në darkë.


A keni ndonjë koment në lidhje me rezultate e deritanishme?


Nuk ka asnjë të dhënë. Të gjitha të dhënat flasin që janë 72 mandate. Por unë nuk marr përsipër të komentoj të dhëna që ndryshojnë çdo orë.


Do ta pranoni rezultatin?


Absolutisht. Kjo nuk diskutohet. Jam shumë i kënaqur nga mënyra se si u zhvilluan zgjedhjet. Unë jam shumë i kënaqur dhe nuk kam asnjë lloj ndjenje negative.


Keni komente në lidhje me daljen e Ramës?


Ai të bëjë ç’të dojë. E shikova që ishte i prishur në fytyrë.


...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›