E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiptarët në Olimpiadë

Edhe pse Kampionati evropian ‘Euro 2012’ do të luhet pa Zvicrën, lojtarët shqiptarë do të mund të ngushëllohen me një tjetër eveniment të rëndësishëm, bile më të rëndësishmin në botën e sportit, vitin që vjen.

Në fakt, dy futbollistët e Baselit, Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka si dhe ai i Zurichut, Admir Mehmedi pritet të jenë pjesë e Helvetikëve në ‘Londra 2012’. “Po, unë do të jem atje”, ka thënë mesfushori i djathtë i Baselit. – “Olimpiada është një gjë e rëndësishme, do të shkoj”, ka shtuar Xhaka junior.

“Do të shkoj për të luajtur në Olimpiadë, sigurt. Edhe pse më pas më presin ndeshjet kualifikuese për Ligën e Kampionëve me Zurichun. Olimpiada është një gjë për të cilën mund të luash një herë në jetë”, thotë Mehmedi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›