E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të kënaqur me Neuerin

Presidenti i Bayern Munichut, Karl-Heinz Rummenigge, thotë se portieri Manuel Neuer i ka kaluar parashikimet, që kur iu bashkua gjigantit bavarez gjatë verës nga Schalke.

Neuer, i cili shihet si njëri prej portierëve më të mirë në botë, nuk ka pësuar gol prej 1018 minutash, duke e kaluar periudhën rekorde që kishte regjistruar legjenda Oliver Kahn.

“Ai e ka shfaqur se i përshtatet mentalitetit të Bayernit. Manuel është përshtatur në mënyrë jashtëzakonisht të shpejtë. Ai i ka kaluar parashikimet tona”, tha Rummenigge për ueb faqen zyrtare të klubit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›