Shqiptarët ngritën “kopshte”hashashi në vilat e braktisura
27/02/2012 Operacioni “Mantel” habit australianët, kapet organizata e sofistikuar e shqiptarëve
AUSTRALI- Pas Greqisë, Italisë, SHBA-ve, Anglisë, etj, radha i vjen Australisë që të habitet nga fuqia e organizimit të trafikantëve apo kultivuesve shqiptarë të drogës. Televizioni “7News” raportoi para pak ditësh se policia e Australisë së Jugut zbuloi një organizatë të sofistikuar shqiptare që merrej me drogë, ndërsa ishin ushtruar disa kontrolle në shtëpitë e rrethinave jugore të Adelaides. Vetëm pak ditë më parë oficerët e grupit të specializuar të Antidrogës organizuan superoperacionin “Mantel”, ku u bastisën dy shtëpi fqinje në Sturt, në të cilat u gjetën disa komplekse për kultivimin dhe përpunimin e kanabisit. Ndërkaq, një shtëpi e tretë u bastis dhe një grup i ngjashëm u shpërbë, ndërsa rreth 30 bimë narkotike janë konfiskuar. Të paktën 5 shqiptarë, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur, ranë në pranga nga ky aksion i policisë. Të gjitha shtëpitë ishin të braktisura dhe fqinjët i kanë thënë “7News” se rrallë kishin parë njerëz në atë pronë. Nga hetimet e Antidrogës rezultoi se shqiptarët merreshin me kultivimin e drogës së llojit cannabis-sattiva, pasi kishin përshtatur shtëpitë përdhese në ambiente perfekte, duke krijuar kushte të përshtatshme për rritjen dhe pjekjen e plotë të drogës. Oborret e vilave të vogla të braktisura ishin shndërruar në kopsht me “bimë dekorative”, ndërsa në brendësi të shtëpive organizohej paketimi i drogës, që më pas shitej kryesisht në tregun vendas. Deri në këtë operacion, Australia nuk e kishte ndier ende peshën e organizimit të vërtetë të shqiptarëve në përpunimin dhe shitjen e llojeve të ndryshme të drogës, përveç ndonjë arrestimi sporadik për shpërndarje. Tashmë efektivët e Antidrogës e kanë zgjeruar planin e tyre kërkimor në këtë fushë dhe po ushtrojnë kontrolle të vazhdueshme në shtëpi të braktisura, për të zbuluar rrjete paralele shqiptarët që kultivojnë dhe shesin hashash.