Shqiptarja “rrjep” italianin e sëmurë mendor
27/02/2012 Për 4 vjet i mori 259 mijë euro nga llogaria bankare
50-vjeçarja i kishte premtuar dashuri e përkujdesje
ITALI- Për katër vjet me radhë një 50-vjeçare shqiptare u shtir sikur e dashuronte një italian të sëmurë mendor, duke arritur t’i zhvasë 255.900 euro nga llogaria e tij bankare. Historia është zhvilluar në Torino dhe nisi në vitin 2008, kur shqiptarja M. Gaba, 50 vjeçe, i premtoi dashuri dhe përkujdesje një të moshuari italian që vuante nga një sëmundje mendore, por për katër vite ia zbrazi komplet llogarinë bankare, duke i marrë mbi 250 mijë euro. Me disa nga eurot ajo mundi t’i bënte vetes shumë shërbime, ndër të cilat hyjnë edhe ato të ndonjë operacioni plastik. Mediet italiane bëjnë me dije se ai që e denoncoi këtë rast ishte i vëllai i viktimës, i cili e kishte paralajmëruar më parë shqiptaren se do bënte kallëzim. Por Gaba e kishte kërcënuar se do t’ia vriste të vëllanë dhe do t’i vinte flakën shtëpisë. Për ta bindur gjyqtaren Eleonora Montserrat Pappalettere ishte oficerja Enrica Gabetta, e cila përmendi edhe disa precedentë penalë të shqiptares si emigracion i paligjshëm apo falsifikim gjeneralitetesh. Ajo u kap vetëm pak ditë më parë dhe tashmë do të akuzohet për shfrytëzim të personave me aftësi të kufizuar mendore dhe do të mbahet në arrest. Shqiptarja kishte emigruar prej vitesh në Itali dhe fillimisht kishte punuar në shtëpinë e italianit si pastruese, dersia arriti ta bindte se e dashuronte. Kështu, ata krijuan marrëdhënie të vërtetë dashurie që më pas shndërrohej në zbrazjen dalëngadalë të llogarisë bankare të të sëmurit mendor, i cili rrjedh nga një familje e pasur torineze.