E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiptarët, një javë në zemër të Rusisë

Si një dhuratë për të gjithë studentët shqiptarë që studiojnë në Universitetin e Moskës, do të vijë "Java e filmit shqiptar" nga data 8 deri më 14 tetor.

Aktiviteti i organizuar nga Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit në bashkëpunim me Ambasadën Shqiptare në Moskë do të organizohet në kinoklubin "Miqësia e Popujve" në Universitetin e Moskës ku studiojnë dhe shumica e studentëve shqiptarë në Moskë.

Një delegacion nga AQSHF, kryesuar nga drejtoresha Elvira Diamanti, do të jetë i pranishëm gjatë ditëve të shfaqjeve. Gjatë qëndrimit në Moskë, delegacioni do të zhvillojë takime me drejtuesit e Studios Qendrore të filmit dokumentar e mësimor në Moskë, institucion me të cilin AQSHF ka një protokoll bashkëpunimi në sferën profesionale.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›