E Shtunë, 31 Tetor 2026

One, kënga që shpëtoi U2

“Në vitin 1991 doja të shkrija grupin U2”. Kështu është shprehur lideri dhe vokalisti i grupit muzikor, Bono, në një intervistë për Repubblica.

Sipas tij, grupi i famshëm nuk kishte çfarë të ofronte më, por një këngë e tyre bëri që ata të motivoheshin dhe të vazhdonin karrierën. Kjo këngë është e mirënjohura “One”.

“Kishim nevojë të krijonim një muzikë që nuk ishte dëgjuar kurrë më parë. Ky ishte dhe vazhdon të jetë motivimi i U2. E dija që kishim bërë gjëra të rëndësishme në botën e rock-ut, por muzikën tonë mund ta bënte kushdo tjetër. Në atë moment kishim dy zgjedhje: ose krijonim muzikë të re ose e mbyllnim me aq”, shprehet Bono Vox.

“Momenti kulmor ishte kur realizuam këngën One. Aty e kuptuam që ishim në rrugën e drejtë dhe se kishim ende për të dhënë”, shtoi vokalisti.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›