E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiptarët nuk i përdorin kontraceptivët

Shqiptarët nuk i përdorin kontraceptivët dhe kjo është më e theksuar tek adoleshentët. Si pasojë e mospërdorimit të kontraceptivëve sipas specialistes Vojsava Sulce ka pasur rritje të numrit të sëmundjeve seksualisht të trasmetueshme si dhe e abortit kjo kryesisht tek adoleshentët.
 

Sipas të dhënave shihet një tendencë në rritje e përdorimit të kontraceptiveve të emergjencës që shkojnë në disa brenda muajit duke u bërë rrezik për shëndetin e të rinjve.
 

Dita botërore e kontracepsionit (DBK) shënohet çdo vit më 26 shtator me fushatë globale, e cila ka për qëllim të rrisë përdorimin e kontraceptivëve te të rinjtë.

Fushatat e sensibilizimit për kontracepsionin, kanë në objektivat kryesore përfshirjen në to të grupmoshës seksualisht më aktive, 18-40 vjeç, bërjen prezente të përfitimeve që ata do të kenë nga përdorimi i kontraceptivëve si dhe shmangien e keqkuptimeve për efektet anësore.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›