"Shqiptaret pa viza, brenda 2010"
Rozeta Rapushi
Shqiptaret do te mund te levizin lirisht ne vendet e Bashkimit Evropian, brenda vitit 2010. Konsulli i sapo emeruar grek, ne konsullaten e qytetit te Korces, Teodoros Ikonomu dha dje afate konkrete mbi procesin e liberalizimit te vizave ne Shqiperi. Duke vleresuar faktin, se Shqiperia ka bere hapa pozitive drejt ketij procesi Ikonomu, u shpreh se ne 18 muajt e ardhshem, do te jete periudha e fundit kur shtetasit shqiptare do te aplikojne per viza ne vendet "Shengen". "Jam ne dijeni te faktit se jo vetem Shqiperia, por edhe vende te tjera kane pasur veshtiresi ne marrjen e vizave. Kjo per shkak te modelit "Shengen" ne regjimin e leshimit te vizave. Per sa i perket Shqiperise, mund te them se kjo ceshtje, do te zgjidhet perfundimisht e shumta brenda 18 muajve, kur dhe do te hiqet plotesisht regjimi i vizave me Bashkimin Evropian",- tha Ikonomu, gjate nje takimi me kryetarin e Keshillit te Qarkut te Korces, Ilia Milo. Konsulli grek pranoi faktin se ka veshtiresi ne dhenien e vizave per shqiptaret, por kjo me teper se sa nga konsullata greke, varet nga kushtet e caktuara nga sistemi shengen. "Ky problem do te marre fund brenda nje periudhe te shkurter. Deri atehere, ne duhet te angazhohemi, qe te lehtesojme sa te jete e mundur procedurat e dhenies se vizave per shtetasit shqiptare", u shpreh Ikonomu. Konsulli i Pergjithshem i Greqise ne Korce, u kujtoi autoriteteve lokale, se nuk duhet qe te shikojne konsullaten, si nje fabrike vizash, por si nje institucion qe jep kontribut ne forcimin e bashkepunimit midis dy vendeve. "Edhe pas heqjes se vizave, ne do te jemi ketu dhe konsullata do te vazhdoje te ekzistoje per te forcuar bashkepunimin rajonal dhe per te dhene kontribut ne zhvillimin e ekonomise, bujqesise, kultures dhe fushave te tjera", vijoi ai. Sipas Ikonomus, Greqia do te vazhdoje te ndihmoje Shqiperine por edhe qarkun e Korces nepermjet zbatimit te projekteve te rendesishme qe jane parashikuar ne programet e INTEREG 3 dhe 4. Nga ana e tij kreu i Qarkut te Korces, Ilia Milo, vleresoi marredheniet e shkelqyera qe ekzistojne midis Korces dhe Greqise Veriore. Diplomati grek vjen ne krye te konsullates se Korces, pas sherbimit diplomatik ne Federaten Ruse dhe Konsullata e Korces eshte e treta qe ai drejton gjate karrieres se tij. Vleresimi i tij pozitiv per liberalizimin e vizave se shpejti edhe per shtetasit shqiptare, erdhi nje dite pasi Komiteti i Jashtem i Parlamentit Evropian, miratoi me shumice votash, perfshirjen e Shqiperise dhe Bosnje-Hercegovines, ne listen e vendeve qe do te liberalizojne regjimin e vizave me Bashkimin Evropian.