Gjinushi: "Mbeshtesim protesten e PS per voten e lire"
Kryetari i Partise Socialdemokrate, Skender Gjinushi, permes nje komunikimi me mediat, mbeshteti dje protesten qe Partia Socialiste do te organizoje te shtunen, per hapjen e kutive te votimit te 28 qershorit. "PSD perkrah protesten popullore qe do zhvillohet te shtunen, duke bere thirrje qe te gjithe te shkojne ne proteste per voten e lire, per transparencen, per hapjen e kutise se votimit dhe per nxjerrjen e se vertetes mbi zgjedhjet e 28 qershorit", u shpreh kreu i PSD. Sipas tij, pazari Meta-Berisha mbeshtetet vetem ne mashtrimin popullor, mbi voten e manipuluar dhe nuk mbeshtetet mbi voten e lire te qytetareve. "Vote e lire, e cila do te lexohet perfundimisht dhe teresisht qarte, vetem pas hapjes se kutive te votimit", deklaroi Skender Gjinushi.