E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fajon: Per plotesimin e shpejte te kushteve, Shqiperia te punoje fort

Raportuesja europarlamentare per liberalizimin e vizave me Ballkanin, Tania Fajon i sugjeroi dje qeverise shqiptare, qe te punoje ne realizimin e kushteve qe nevojiten per liberalizimin e plote te vizave. Pavaresisht rezultateve te larta te arritura deri me tani, ajo nuk ka munguar te kerkoje nje dite pas perfshirjes se Shqiperise dhe Bosnje Hercegovines ne grupin e vendeve te Ballkanit Perendimor per procesin e liberalizimit te vizave, qe keto dy vende te realizojne kushtet e vena per te perfituar liberalizimin e plote te vizave. Sipas saj, qeveria shqiptare duhet te permbushe kriteret e udherrefyesit, si pastrimi i parave, korrupsioni, kontrolli i kufijve dhe garantimi me ligj i te drejtave te minoriteteve rome apo homoseksuale. "Qe nga muaji korrik ne Shqiperi, jane shperndare 150 mije pasaporta biometrike, por mbetet ende shume pune per te bere. Pra mendoj se tani eshte koha qe autoritetet zyrtare ne Tirane, te tregohen te pergjegjshme dhe te punojne me shume ne kete drejtim",-tha Fajon. E cila ka qene ne keto kohe avokatja me e forte e Shqiperise, per perfshirjen ne listen e vendeve perfituese nga regjimi i vizave. Sipas saj, Shqiperia duhet te punoje shume ne permbushjen e kushteve, pasi humbi jo pak kohe me realizimin e procesit zgjedhor apo dhe me formimin e qeverise se re. "Ne nuk po e ulim numrin e kritereve. Qeverite dhe politikanet e ketyre dy vendeve duhet te bejne punen e tyre me pergjegjesi, por ne thjesht kerkojme qe te mos humbim kohe akoma", theksoi raportuesja europarlamentare, duke shtuar se i takon vendeve anetare te japin vleresimin e tyre perfundimtare. Sipas Fajon, vendet anetare te Bashkimit Evropian, do te shprehen ne dhjetor te ketij viti. R. Rapushi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›