E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Vizat, u hap rruga e liberalizimit"

Rozeta Rapushi

Komisioni i Politikes se Jashtme ne Kuvend, vleresoi dje vendimin e marre nga Keshilli i Parlamentit Evropian te politikes se jashtme, per perfshirjen e Shqiperise dhe Bosnje-Hercegovinen ne grupin e vendeve qe do te perfitojne nga liberalizimi i vizave. Kryetari i Komisionit te jashtem, Fatos Beja, tha dje se institucionet evropiane jane kunder diskriminimit dhe tashme, te gjithe mbeshtetin vendet e Ballkanit drejt integrimit ne Bashkimin Evropian. "Besoj se i keni ndjekur komentet e opinionit publik, politikaneve, institucioneve evropiane. Qe te gjithe jane kunder diskriminimit dhe qe te gjithe mbeshtesin te drejten e shteteve te Ballkanit per t'u integruar ne BE. Eshte nje vendim politik tashme i marre", u shpreh optimist Beja. Sipas tij, cdo gje po ecen sic duhet dhe se eshte e kuptueshme se cdo vend, ka te drejten e dhenies se interpretimeve te ndryshme per kete ceshtje. Por sipas tij, ajo qe eshte e rendesishme, mbetet fakti se tashme rruga drejt procesit te liberalizimit te vizave per vendet e Ballkanit Perendimor, eshte e hapur. Ndaj Beja theksoi faktin se Shqiperia, duhet te vijoje te punoje shume, ne realizimin e te gjitha kerkesave te bera per te ecur perpara ne procesin e integrimit dhe liberalizimit te vizave. Tashme sipas tij, u korrigjuar edhe ai diskriminim per vizat i cili ishte me pare. Ne kete kuader, Beja, gjeti vendin t'i beje edhe njehere thirrje deputeteve socialiste, qe te rikthehen ne Kuvend dhe te punojne ne realizimin e reformave te rendesishme qe kerkon vendim. "Nuk eshte nje gje per t'u lavderuar per Shqiperine, qe Partia Socialiste nuk vjen ne Parlament. Por sigurisht qe nuk do te pengohet aspak ecja e Shqiperise dhe integrimi ne Bashkimin Evropian", theksoi Beja. Prezenca e opozites ne Kuvend prej kohesh eshte cilesuar si e nevojshme dhe e domosdoshme ne realizimin dhe vijimin e reformave te rendesishme per vendin. Jo vetem mazhoranca, kryeministri Sali Berisha si dhe Presidenti Bamir Topi, apo kryetarja e Kuvendit, prej kohesh i kerkojne socialisteve qe te marrin pjese ne Kuvend, por edhe kreret e institucioneve nderkombetare ne vendin tone. Sipas tyre, reforma te rendesishme ne sistemin e drejtesise, kane nevojen e padiskutueshme te opozites. Deputetet socialiste, jo vetem qe mungojne ne seanca plenare, por edhe ne te gjitha komisionet parlamentare te Kuvendit, ku diskutohet dhe me pas votohen projektligjet. Por nje fakt i tille ende duket se nuk po ndikon tek mazhoranca dhe Kuvendi. Mbledhjet po zhvillohen normalisht edhe pa zerat kundershtare te se majtes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›