E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rasmussen, Metes: Ju pres ne seline e NATO-s, ne Bruksel

Mesazh urimi per zv/kryeministrin dhe ministrin e Puneve te Jashtme, Ilir Meta nga Sekretari i Pergjithshem i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen. Ne nje leter drejtuar Metes, numri nje i Aleances vlereson, se "Shqiperia ka kontribuar per sigurine dhe stabilitetin ne Ballkan dhe ne operacionet e NATO-s, qe para anetaresimit te saj te plote ne Aleance, kontribut qe eshte deshmi e qarte e zgjedhjes se rendesishme te popullit shqiptar per t'u bere pjese e komunitetit te kombeve demokratike te zones se Atlantikut te Veriut ne perpjekjet e tij per siguri". Ai ka shprehur bindjen se ky perkushtim do te vije vetem duke u forcuar, sidomos tani qe Aleanca mbetet fortesisht e perkushtuar ndaj Afganistanit dhe ndersa ne te njejten kohe po kalon permes nje transformimi te rendesishem. "Kjo pune perfshin edhe zhvillimin e nje Koncepti Strategjik te ri deri ne Samitin e ardhshem te NATO-s, ne vjeshten e vitit 2010. Ky proces do te jete nje proces perfshires politikeberjeje qe do te perfshije te gjithe Aleatet dhe jam i sigurt, se Shqiperia do te marre pjese ne detyrimet e caktuara", deklaroi Rassmusen. Ai, teksa e ka vleresuar zgjedhjen e Metes ne krye te diplomacise tha se e mirepret ne seline qendrore, gjate takimit te ardhshem te ministrave te Puneve te Jashtem te NATO-s. Njeheresh sot, me ftese te zv./kryeministrit dhe ministrit te Jashtem, Ilir Meta vjen per nje vizite zyrtare ne vendin tone ministri i Puneve te Jashtme te Austrise, Michael Spindelegger.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›