Shqiptarët pa viza drejt Bosnjës
Marrëvedhje e nënshkruar në mars të këtij viti, ka hyrë në fuqi sot (1 nëntor), ku në bazë të marrëveshjes për lehtësimin e lëvizjes së lirë të njerëzve, edhe qytetarët boshjakë do të udhëtojnë drejt vendit tonë, pa pasur nevojë që të marrin vizë.
“Kjo marrëveshje siguron përjashtimin nga detyrimi i vizës për të gjithë shtetasit e të dy vendeve të cilët janë mbajtës të pasaportave të zakonshme dhe dëshirojnë të hyjnë, të tranzitojnë ose të qëndrojnë në territorin e secilit vend. Afati i qëndrimit nuk duhet t’i kalojë 90 ditët (3 muaj) brenda një afati prej 180 ditësh (6 muaj), sipas standarteve të Bashkimit Evropian”, theksoi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Ralf Gjoni.
Ai shtoi se Shqipëria synon të nisë negociatat edhe me Serbinë për heqjen e vizave ndërmjet dy shteteve, ndërsa kujtoi se shtetasit shqiptarë mund të lëvizin lirisht drejt Maqedonisë, Kosovës dhe Malit të Zi.