E Shtunë, 31 Tetor 2026

Djali i Kim Jong Il, në Komisionin e Mbrojtjes

Kim Jong Il ka vendosur të përfshijë në Komisionin Kombëtar të Mbrojtjes të birin dhe kunatin e tij. "Kim Jong Un është vendosur në një post të nivelit modest në Komisionin Kombëtar të Mbrojtjes, vetëm pak ditë përpara sesionit të parë të Asamblesë Supreme të Popullit", bënte dje me dije agjencia e lajmeve të Koresë së Jugut, "Yonhap". Vetëm pak ditë më parë, Kim Jong Il kishte emëruar kunatin në bordin e lartë ushtarak. Analistët mendojnë se Kim Jong Un mund të jetë edhe pasuesi i të atit në majë të pushtetit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›