Klinton: Nuk do e shesim kurrë Libanin
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hilari Klinton, premtoi dje se vendi i saj nuk do ta shiste kurrë Libanin në asnjë lloj marrëveshjeje me Sirinë dhe i nxiti libanezët të mbanin zgjedhje "të ndershme e korrekte" në qershor. "Nuk do bënim asnjë veprim që të kërcënonte në ndonjë farë mënyre sovranitetin libanez", tha Klinton në një konferencë shtypi, pas takimit me Presidentin Mishel Sulejman në Bejrut. "SHBA-ja nuk do pranonte asnjë lloj marrëveshjeje me Sirinë për të shitur Libanin apo libanezët".