Kërkesë për heqjen e akuzës për evazion
Zvicra, nën presione të forta për t‘iu bashkuar luftës globale kundër evazionit fiskal, i kërkoi Shteteve të Bashkuara të hiqnin akuzat për evazion të ngritura ndaj gjigantes UBS. Kjo bankë ka pranuar së fundmi të paguajë një gjobë prej 780 miliardë dollarësh, si dhe të publikojë identitetin e rreth 300 klientëve amerikanë për t‘iu shmangur akuzave, por pa arritur të zbusë autoritetet amerikane, të cilët kërkojnë të dhëna edhe mbi llogaritë e 52 mijë klientëve të tjerë.