Shqiptarët po paguajnë gjithnjë e më shumë taksa
"Rritja e të ardhurave në buxhet janë pasojë e luftës kundër korrupsionit, evazionit fiskal", - deklaronte Kryeministri Sali Berisha disa ditë më parë në një emision televiziv. Të ardhurat nga tatimet dhe doganat janë rritur me mesatarisht 14 për qind në periudhën 2006-2008 kundrejt 12 për qind që qe rritja në vitet 2002-2004. Por kjo rritje e ritmit të të ardhurave është furnizuar para së gjithash nga rritja e taksave mbi konsumin si dhe përdorimin ekstensiv të referencave në tatime dhe dogana, thonë ekspertët. Sipas statistikave zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, shqiptarët kanë paguar gjithnjë e më shumë taksa për të gjithë mallrat e akcizës, gjë që ka sjellë rritjen e të ardhurave me rritëm shumë më të lartë sesa rritja e importeve. Kështu, shqiptarët paguan në vitin 2008, 79 lekë taksë për çdo litër karburant të konsumuar, ndërkohë që në vitin 2005 patën paguar 62.3 lekë. Rritja e fortë e akcizës, si dhe rritja e çmimit të naftës në tregun ndërkombëtar, solli edhe të ardhura të larta në buxhet. Rritja e importit të karburanteve gjatë katër viteve qe 33 për qind në sasi, por të ardhurat e doganave u rritën me 68 për qind. E njëjta gjë ndodhi edhe me cigaret. Importi i tyre u rrit me vetëm 6.5 për qind në vitin 2008 në krahasim me vitin 2005. Por qeveria rriti të ardhurat nga ky mall me 56 për qind për të njëjtën periudhë. Sot shqiptarët paguajnë 140 lekë për një paketë cigaresh të fashës së mesme, ndërkohë që katër vite më parë paguanin 100 lekë. Shqiptarët paguan gjithashtu 63 lekë taksë për çdo litër birrë importi, ndërkohë që paguanin për të njëjtin mall 56 lekë në vitin 2005.
Zgjidhja e lehtë, rrit taksat
Qeveria ka arkëtuar qindra milionë euro më shumë çdo vit përmes rritjes së taksave mbi konsumin, por gjendja financiare e buxhetit të shtetit mbetet po aq e mjerë sa dikur. Përgjatë të gjithë dekadës së fundit, rreth 80 për qind e shpenzimeve totale të buxhetit kanë shkuar për paga, pensione, interesa borxhi apo makina luksoze për qeveritarët. Vetëm 20 për qind e shpenzimeve kanë shkuar për investime në shërbime publike. Përjashtim bën vetëm viti 2008, kur kredi të huaja u përdorën për ndërtimin e rrugës Rrëshen-Kalimash. Rritja e taksave nuk u ka dhënë shqiptarëve më shumë infrastrukturë publike, por është përdorur për të rritur konsumin e vendit.
Gjatë katër viteve të fundit, taksat mbi konsumatorët janë rritur në mënyrë drastike, së bashku me taksimin real mbi pagat e të punësuarve, taksat mbi importin e makinave apo ato mbi blerjen e apartamenteve. Mënyra më e parapëlqyer e rritjes së taksave ka qenë përdorimi i çmimeve referuese si në import, ashtu edhe në shitblerje të brendshme, por edhe rritja konvencionale e taksave, si ndryshimi i nivelit të akcizës, është përdorur gjerësisht. Në thelb, qeveria e sotme ka përdorur për rritjen e të ardhurave në buxhet, të njëjtat mekanizma me ato të qeverisë paraardhëse, por i ka përdorur më me shumicë. Të dyja qeveritë kanë propaganduar gjerësisht rritjen e të ardhurave përmes "luftës kundër informalitetit" apo "zgjerimit të bazës së tatimpaguesve". Por që të dyja e kanë bazuar rritjen e të ardhurave në masë dërrmuese te rritja e taksave mbi ato që aktualisht paguajnë. Raporti i Të bërit Biznes 2009, që publikohet nga Banka Botërore, tregon se tatimpaguesit ekzistues janë detyruar të paguajnë më shumë taksa se më parë.
Taksa mbi makinat
Taksa e rritur në mënyrë më drastike gjatë viteve të fundit, ka qenë ajo mbi importin e makinave të përdorura. E ndryshuar për herë të fundit në vitin 2007, kjo taksë u rrit për të kompensuar rënien e të ardhurave nga tatimi i korporatave. Sot për të importuar një makinë me motor nafte 190 decimetër kub, detyrohesh të paguash 310 mijë lekë taksa, ndërkohë që katër vjet më parë, importi i të njëjtës makine taksohej me 2.1 milionë lekë. Taksimi më i lartë i makinave që punojnë me naftë, ka prodhuar edhe një taksim indirekt tjetër, për shkak se ka favorizuar importimin e makinave të benzinës, të cilat konsumojnë më shumë karburant. Ekspertët vlerësojnë se shqiptarët që përdorin makina benzine për të paguar më pak taksa doganore, detyrohen të shpenzojnë së paku 500 euro më shumë për karburant çdo vit.
Shtim taksash edhe këtë vit
Qeveria shtoi në mënyrë drastike këtë vit përdorimin e çmimeve referencë mbi dogana dhe tatime me synimin për të rritur të ardhurat. Vetëm një muaj më parë, ligji për akcizat u ndryshua për të rritur akcizën e naftës. Shqiptarët do të paguajnë rreth 50 milionë euro më shumë çdo vit vetëm për shkak të këtij ndryshimi. Javën e kaluar u rritën sërish taksat mbi pagën përmes mekanizmit indirekt të pagës minimale, ndërkohë që Ministria e Financave po diskuton një rritje të mundshme të re për akcizën e cigareve.
Taksat e rritura
* Për një litër naftë, më 2005, shqiptarët paguan 62 lekë. Sot paguajnë 78.5 lekë, ose 26 për qind më shumë
* Për një litër birrë, më 2005, shqiptarët paguan 56 lekë. Sot paguajnë 63 lekë 11.6 për qind më shumë
* Për çdo kilogram kafe, më 2005, shqiptarët paguan 124 lekë taksë. Sot paguajnë 157 lekë ose 26.7 për qind më shumë
* Taksat mbi cigaret janë rritur me 46 për qind më shumë gjatë një periudhe katërvjeçare