Juventus, rrezikohet edhe vendi i tretë
Vazhdon kriza te Juventusi. Në stadiumin "Olimpik", të mbyllur për tifozët, bardhezinjtë e Ranierit nuk kanë marrë më shumë se barazimi 2-2 me Atalantën. Kjo është ndeshja e shtatë radhazi pa fitore, ndërkohë që tashmë as vendi i tretë nuk është i sigurt. Fiorentina ndodhet vetëm 1 pikë larg Juves. Golat u shënuan në pjesën e parë, por rezultati mund të kishte qenë i ndryshëm prej pesë shtyllave: dy vendasit e tre miqtë.