Shqipëri, 1 milion banorë vuajnë nga tensioni
Mund të tingëllojë e çuditshme, por nëse nuk konsumojmë shumë kripë nuk rrezikojmë të vuajmë nga hipertensioni arterial. Jeta aktive, kontrolli i peshës dhe moskonsumimi i alkoolit do të ishte "doza" më e mirë për ta parandaluar këtë sëmundje që ka prekur jo pak, por rreth 1 milion shqiptarë. Dje në Ditën Ndërkombëtare të Hipertensionit, Shoqata Shqiptare e Hipertensionit dhe institucionet shëndetësore, kanë ofruar falas matje të tensionit, në qendra dhe zona ku ka pasur më shumë qarkullim të qytetarëve. Në këtë ditë, Shoqata e Hipertensionit ka bërë publike shifra të rëndësishme lidhur me pacientët që vuajnë nga kjo sëmundje. Rreth 30 për qind e popullatës shqiptare, ose rreth 1 milion persona, vuajnë nga hipertensioni arterial. Problemi i presionit arterial nuk është vetëm njohja, por shqetësim edhe më i madh është mjekimi i tij.
"Duke qenë një sëmundje që në veten e vet nuk ka asnjë lloj shenje, është shumë e vështirë që t‘i thuash një qytetari që do mjekohesh kur ai vetë nuk ndien asnjë shqetësim", ka thënë dje Mihal Tase, kreu i Shoqatës Shqiptare të Hipertensionit. Sipas tij, për këtë arsye, kjo shoqatë ngre problemin e mjekimit të rregullt efikas dhe të vazhdueshëm të hipertensionit arterial.
Reduktimi kombëtar i përdorimit të kripës është mënyra më pak e kushtueshme për të parandaluar sëmundjet kardiovaskulare.
Hipertension quhen vlerat e tensionit që krijohen kur presioni i gjakut në arterie është mbi normën e lejuar. Në 95% të rasteve nuk dihen shkaqet dhe flitet vetëm për rreziqet e hipertensionit. Të sëmurët në përgjithësi janë të grupmoshës së mesme, me trashëgimi gjenetike, me mbipeshë, diabet, që kanë stres fizik ose psikik të përditshëm, që janë përdorues të duhanit, konsumues të tepërt të kripës dhe alkoolit, që bëjnë një jetë pa ushtrime fizike. Në shumicën e rasteve nuk ka shenja shqetësuese për vite me radhë të hipertensionit, ose ato janë mjaft të pakta dhe të paqarta.
Rritja e tensionit bëhet gradualisht dhe i lë kohë trupit të njeriut të adaptohet me këtë gjendje. Shenjat dhe shqetësimet mund të jenë dhimbje koke, apo qafe, ndjenjë djegieje, skuqjeje dhe temperaturë në fytyrë, shtypje, apo dhimbje gjoksi, nevojë dhe pamundësi për t‘u mbushur me frymë.