Tirana përfshihet nga infeksionet dhe alergjitë e shikimit
Alergjitë e stinës apo infeksionet e këtij sezoni nuk i ndeshim vetëm në rrugët e frymëmarrjes apo lëkurë, por edhe në sy.
Pak flitet dhe pakkush e di se gjendja jo e zakontë e syve tanë, shqetësimet në të parë, janë si pasojë e shtrëngimeve të herëpashershme të duarve me njerëz të ndryshëm.
Pa i larë më pas ato ne fërkojmë sytë, rregullojmë syzet, bëjmë tualet, duke infektuar shikimin në mënyrë të pandërgjegjshme kemi transportuar edhe viruset brenda organizmit tonë.
Në qendrën spitalore universitare "Nënë Tereza", çdo ditë paraqiten mesatarisht 10 raste me konjinktivit, infeksione të syrit. Një nga simptomat e para të alergjisë së syve është e kruara që ndihet në sy, skuqje, fryrje, lotim. Sipas okulistëve nuk përjashtohen rastet kur skuqja është e shoqëruar edhe me dhembje apo tharje të syrit.
Infeksionet
Alergjitë, apo infeksionet e syve që po "qarkullojnë" prej më shumë se një jave në kryeqytet, nuk mund të klasifikohen si epidemi por thjesht infeksione të stinës. Në kohën kur temperaturat ulen, ajri është i thatë, pluhuri dhe papastërtitë e rrugës janë faktor stimulues për probleme, alergji, infeksione, përhapje të sëmundjes. "Ka rreth një javë që në klinikë paraqiten pacientë me konjinktivit, infeksion i syve. Përhapja e infeksionit është shumë e thjeshtë, mjafton të kemi kontakt me personat e infektuar, duke i takuar. Nëse nuk lajmë menjëherë duart atëherë rrezikojmë të prekim sytë tanë dhe të transmetojmë infeksionin", tha mjeku në shërbimin e okulistikës në Tiranë, Amarildo Belshi. Sipas tij, duhet të kemi shumë kujdes nga infeksionet e syve, në rast se kemi shqetësime, pa kaluar 24 orë duhet të shkojmë tek okulisti për të kryer kontrollin dhe për të marrë "kundërhelmin" për të trajtuar konjinktivitin. Për qytetarët e tjerë, këshillohet evitimi i kontaktit të syrit me duar të papastra.
"Një këshillë për të gjithë qytetarët është paraqitja te mjeku, pasi në rast se do t‘i drejtohemi farmacisë, atëherë do të rrezikojmë të marrim ilaçe të dhëna nga farmacisti dhe jo me rekomandimin e mjekut", sqaroi Belshi. Konjinktiviti është infeksion i syrit, konkretisht dëmtim apo gërvishtje e cipës së bardhë të syrit.
Lentet e kontaktit
Në një kohë kur shërbimi i okulistikës raporton rreth 190 raste në ditë me infeksion të syrit, mjekët këshillojnë që kujdesin më të madh në këtë rast, me pastërtinë dhe mirëmbajtjen e syve ta kenë të gjithë pacientët, të cilët përdorin lentet e kontaktit.
Një pjesë e tyre i përdorin ato për të mos mbajtur syzet, por të tjerë edhe për të ndryshuar ngjyrën origjinale të syve.
"Në këtë sezon duhet të tregojnë shumë kujdes për sytë pacientët që përdorin lente kontakti. Ata kanë një predispozicion më të lartë për t‘u prekur nga infeksioni", theksoi Belshi.
Lentet e kontaktit dhe pikat që hidhen në lente janë një nga shkaktarët e alergjisë së syrit. Për të shmangur alergjinë e tepërt, përdoren pika pa lëndë konservuesve, si dhe duhen ruajtur lentet që të mos ndoten, duke u pastruar sipas udhëzimeve të përdorimit të tyre. Sakaq, duke qenë se Shqipëria konsiderohet si një vend me diell të fortë, mjekët këshillojnë mbajtjen e syzeve të diellit, por me filtër dhe cilësore, ndryshe rrezikojmë t‘i dëmtojmë më tepër sytë tanë.