E Diel, 1 Nëntor 2026

“Shqiptarët refuzuan të dorëzonin listën e hebrenjve te nazistët, kjo s’ndodhi në shumë vende evropiane”

29-04-2012 / Gazeta 55

Johanna Neumann, një nga të mbijetuarat e holokaustit

Kryeministri Sali Berisha i dorëzoi zonjës Johanna Neumann, një nga të mbijetuarat e holokaustit, çmimin e mirënjohjes akorduar nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha me motivacionin: ndër të tjera për kontributin e saj të çmuar në promovimin e virtyteve fisnike të shqiptarëve, siç është “Besa”.
Neumann u shpreh në përshëndetjen e saj se shqiptarët vunë jetën e tyre në rrezik si dhe jetën e familjeve të tyre, për të shpëtuar hebrenjtë. Ajo kujton se shqiptarët nuk dorëzuan asnjë hebre te nazistët, por për më tepër refuzuan të dorëzonin listën e hebrenjve që ndodheshin në vend në atë kohë, gjë që s’ndodhi në shumë vende Europiane. Në shumë vende evropiane hebrenjtë kishin frikë se qeveritë e tyre do t’i denonconin tek gjermanët, por në Shqipëri kjo nuk ndodhi. Në Shqipëri pati bashkëpunim midis popullit dhe qeverisë shqiptare. Populli shqiptar jetonte me një standard të lartë moral, “Besa”, ishte mesazhi i Neumann.
Ajo kujton se gjatë kohës së Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria kishte një popullsi prej 1 milionë banorësh dhe pavarësisht kësaj numri i atyre të nderuar si “Të Drejtë Mes Kombeve” është rreth 70 individë dhe familje, pra numri është më i madh dhe në të përfshihen edhe fëmijët.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›