Shqiptarët rrezikojnë të mbeten jashtë Parlamentit
Malazezët dhe shqiptarët që jetojnë në Mal të Zi u janë drejtuar dje kutive të votimit, për të zgjedhur partinë që do të qeverisë vendin për katër vitet në vijim. Por në këto zgjedhje parlamentare të parakohshme, që po zhvillohen pas një pakti pozitë-opozitë (kur u miratua Kushtetuta një vit më parë, por dhe për shkak të krizës ekonomike në vend, shqiptarët rrezikojnë pjesëmarrjen në Parlamentin e ri të Malit të Zi, pasi klasa politike shqiptare është përçarë në 7 parti politike, ku 6 prej tyre janë në garë elektorale. Kjo situatë, kur votat e 30 mijë shqiptarëve në Mal të Zi shpërndahen në 6 parti, rrezikon që asnjëra të mos e kalojë pragun prej 2500 votash që i duhet një partie për të nxjerrë një deputet, sipas rregullit proporcional.
Procesi
Qendrat e votimit në Mal të Zi janë hapur që në orën 8 të mëngjesit, kur kanë pritur votuesit e parë. Pjesëmarrja në trevat ku jetojnë shqiptarët, krahasuar me votimin për referendumin mbi ndarjen e Malit të Zi nga Serbia duket shumë më e vogël. Nga të dhënat jozyrtare deri në orën 17 të ditës së djeshme, në Ulqin kishin votuar vetëm 18% e zgjedhësve, ndërkohë që në orën 20 të gjitha qendrat e votimit në Mal të Zi u mbyllën. Votimet kanë vazhduar normalisht në 59 qendrat ku votojnë shqiptarët, veç disa përplasjeve të izoluara mes simpatizantëve.
Përçarja
Shqiptarët kanë dalë në këto zgjedhje, duke rrezikuar që zëri i tyre të përfaqësohet në Parlamentin e ardhshëm. Sapo kalon pikën e kalimit kufitar të Muriqanit, në fshatin e parë të populluar nga shqiptarët, në Kryth, vërehet qartë gara midis shtabeve elektorale që organizohen në mënyra të ndryshme. E njëjta situatë është edhe në qendrën e Komunës së Ulqinit. Në zyrat e çdo partie janë ngritur shtabet elektorale dhe çdo parti shprehet optimiste për fitore. Bie në sy se në gjitha shtabet elektorale të partive shqiptare, krahas flamurit partiak është vendosur edhe flamuri shqiptar, që duket se është gjëja e vetme e përbashkët e tyre.
Deklaratat
Duke folur për gazetën "Shqip", kandidatët që ndodhen në krye të listave të partive shqiptare, shprehen se do të ngrenë zërin për të drejtat e shqiptarëve në Mal të Zi, por në të njëjtën kohë, partitë fajësojnë njëra-tjetrën për përçarjet e krijuara. Të gjitha pranojnë se, nëse shqiptarët do të kishin dalë me më pak parti, nuk do të rrezikonin pjesëmarrjen në Parlament.
Kreu i Partisë Lidhja Demokratike e Shqiptarëve, Mehmet Bardhi, i cili është aktualisht deputet, thotë se shqiptarët në Mal të Zi kanë shumë probleme për sa u përket të drejtave të tyre. Sipas tij, territoret shqiptare qëllimisht po u shiten joshqiptarëve. "Kjo është një ndër arsyet më të forta që Lidhja Demokratike do të punojë më shumë", tha Bardhi.
Ndërsa Armir Hollaj, kryetari i koalicionit shqiptar "Perspektiva" shprehet se shqiptarët rrezikojnë të mos marrin asnjë vend në Parlament, për shkak se nuk arritën të bashkoheshin, "ndaj dhe ‘Perspektiva‘ lidhi koalicion me Alternativën Shqiptare, me qëllim bashkimin e votave, në mënyrë që të kërkojmë me këmbëngulje respektimin e të drejtave tona në Mal të Zi".
Ndërsa nënkryetari i Partisë Unioni Demokratik i Shqiptarëve, njëherazi kandidat për deputet, Meto Zeka, shprehet se është fatkeqësi që dolën 6 parti në garë dhe nuk u arrit një koalicion i gjerë. "Rruga e Malit të Zi për në BE dhe NATO kalon te respektimi i pakicave. Në këtë kontekst, shqiptarëve në Mal të Zi u duhet ndihma e shqiptarëve të Shqipërisë, të Kosovës dhe Maqedonisë për të fituar më shumë të drejta", u shpreh Zeka.
Numri dy i Partisë Forca e Re, Genc Nimanbegu, u shpreh se partia e tij ka marrë përsipër dhe do realizojë bashkimin dhe integrimin e të gjithë shqiptarëve në Mal të Zi, duke u siguruar mirëqenie dhe sa më shumë të drejta.
Ndërkohë, kryetari i Komunës së Ulqinit, Gëzim Hajdinaga, duke folur për "Shqip", tha se "përçarja është një sindromë e shqiptarëve, si në Shqipëri, ashtu edhe Maqedoni, por në Mal të Zi kjo ndihet më shumë, pasi jemi më të pakët në numër.
Sfidat e paszgjedhjeve malazeze
Zgjedhjet e zhvilluara dje në Mal të Zi janë të parakohshme, pasi më 6 tetor të vitit 2007, kur u bë pakti mes pozitës dhe opozitës për miratimin e Kushtetutës së shtetit të sapoformuar, u arrit kompromisi që, në vjeshtën e vitit 2009 të zhvillohen zgjedhjet parlamentare. Por duke parë krizën ekonomike që po kalon shteti i Malit të Zi, vetë Kryeministri Milo Gjukanoviç kërkoi që data e zgjedhjeve të afrohej, nga vjeshta në pranverën e 2009-ës, një veprim ky tepër diplomatik dhe i paparashikueshëm. Shteti i Malit të Zi, i krijuar si i tillë pas referendumit të 21 majit të vitit 2006, ku vota e shqiptarëve ishte vendimtare për ndarjen e vendit nga Serbia, numëron 650 mijë banorë, ku mbi 50% e përbëjnë serbët, shqiptarët, e më pas renditen boshnjakët, kroatët dhe romët. Më 29 mars garuan 16 parti. Më e favorizuara për të fituar këto zgjedhje duket partia në pushtet e social-demokratëve, e udhëhequr nga Milo Gjukanoviç, i cili ka bërë aleancë me tri parti me peshë në Mal të Zi, dy prej të cilave i përkasin pakicës boshnjake dhe asaj kroate. Asnjë nga partitë shqiptare nuk bëri koalicion me partinë në pushtet. Në të njëjtën kohë, Gjukanoviç ka futur në listën e kandidatëve të partisë së tij dhe një shqiptar, Luigj Shkreli, i cili nën siglën e partisë në pushtet duket se e ka të sigurt pjesëmarrjen në Parlamentin malazez.