E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irani dhe Sudani, në vëmendjen e samitit arab

Një samit i vendeve arabe që do të nisë punimet sot në Katar do kërkojë t‘i garantojë mbështetjen Sudanit mbi një mandat ndërkombëtar arresti të lëshuar për Presidentin e tij, si dhe të qetësojë fërkimet e ashpra mes shteteve arabe mbi përforcimin e pushtetit shiit në Iran. Shtetet arabe ndahen nga njëri-tjetri mbi një seri çështjesh të rëndësishme, siç është qëndrimi i Iranit pro hisbollahëve dhe Hamasit - grupe islamiste që nuk pranojnë të heqin dorë nga veprimet e dhunshme ndaj Izraelit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›