Një tjetër baba përbindësh në Kolumbi, 11 fëmijë me të bijën
Një burrë kolumbian u shfaq para një trupi gjykues të këtij shteti nën akuzën e burgosjes së të bijës dhe lindjes së 11 fëmijëve me të. Sipas prokurorëve, Arsedio Alvarez ka abuzuar me të bijën që kur ajo ishte në moshën nëntëvjeçare. Rasti ka tronditur thellësisht Kolumbinë, ashtu si në rastin e babait përbindësh austriak, Jozef Fritzl, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për një krim të ngjashëm vetëm pak ditë më parë. Reagimi i publikut ka qenë tepër i ashpër, sa autoritetet u detyruan të mbështeteshin te forcat policore dhe ato të ushtrisë gjatë shfaqjes së Alvarezit në sallën e gjyqit.
59-vjeçari Alvarez, të cilin shtypi kolumbian e ka pagëzuar "përbindëshi i Marikitës", për shkak të zonës ku banon, nuk e pranon akuzën e përdhunimit dhe incestit nën justifikimin se e bija, sot te të tridhjetat, nuk qe fëmija e tij, por e birësuar. "Ramë dakord të kishim një lidhje romantike, pasi e dashuronim vërtet njëri-tjetrin. Por nuk është bija ime", tha para trupit gjykues në provincën Tolima në Kolumbinë Qendrore.
Nuk dihet ende me saktësi nëse pretendimi i tij për birësimin e së bijës është i vërtetë, apo nëse do ndikojë në akuzat që ka nën ngarkim, por vajza tha se e kishte konsideruar gjithnjë si baba. "E kam respektuar gjithnjë si babanë tim dhe ai është im atë", tha vajza. "Nuk e zuri kurrë me gojë incestin dhe përse e bënim atë gjë. E pyesja ndonjëherë dhe më përgjigjej se ishte vullneti i Zotit". Vajza u tregoi autoriteteve policore se e ëma kishte vdekur kur ajo vetë qe 5-vjeçare, duke mbetur nën kujdesin e Alvarezit. Rrëfeu se dhunohej sistematikisht dhe se kishte lindur 11 fëmijë, tre prej të cilëve i kanë vdekur.
Vajza bashkë me fëmijët janë vendosur tashmë nën kujdesin e autoriteteve shtetërore. Shoqatat për të drejtat e fëmijëve kanë kërkuar burgim të përjetshëm për babanë përbindësh, duke nënvizuar se në Kolumbi qindra mijëra raste abuzimesh seksuale me të miturit mbeten të pandëshkuara. Rasti ka nxitur publikun kolumbian të kërkojë ndryshimin e ligjeve mbi dhunimin e të miturve, për të siguruar që të gjithë fajtorët të marrin dënime të përjetshme.