E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrjet kinez spiunazhi në 103 shtete

Sipas ekspertëve kanadezë, një rrejt spiunazhi elektronik, kryesisht i bazuar në Kinë, ka arritur të ndërfutet në rrjetet e brendshme të shumë qeverive anembanë botës. Bëhet fjalë për ndërhyrje në 1,295 kompjuterë të 103 shteteve. Te viktimat e përgjimeve përfshihen kompjuterë që u përkasin ministrive të Punëve të Jashtme dhe veçanërisht ata që kishin të bënin me Dalai Lamën, lideri shpirtëror i Tibetit. Sipas ekspertëve kanadezë nuk ka prova për përfshirjen e Pekinit në këtë aktivitet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›