Erdogan triumfon përsëri në Turqi
Dje u shënua një tjetër fitore e Kryeministrit turk, Rexhep Taip Erdogan, dhe e Partisë për Drejtësi e Zhvillim të islamistëve të moderuar. Qendrat e votimeve u hapën për zgjedhësit turq në orët e para të mëngjesit të djeshëm dhe të tëra sondazhet flisnin për avantazh të ndjeshëm të AKP-së, Partia për Drejtësi e Zhvillim e Erdoganit, në këto zgjedhje lokale, të cilat mund të konsiderohen fare mirë një referendum për qëndrimin e atij vetë në pushtet. Në të vërtetë, në diskutim që nga fillimi viheshin vetëm përmasat e fitores, të cilat nga Kryeministri turk parashikoheshin si shumë të thella. Në lojë janë 90 mijë vende pune, që nga ai i kryetarit të Bashkisë së Stambollit, qyteti më i madh në Turqi, deri te kryetarët e fshatrave më të vegjël.
Nga forca e tij politike qe arritur deri në atë pikë sa të pretendohej edhe tejkalimi i rezultateve të zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2007, kur u votua nga 46,65 për qind e zgjedhësve. Gjithsesi, duhet pritur shpallja zyrtare e rezultateve, duke qenë se kundërshtimet e laikëve ndaj nismave të fundit të ndërmarra nga Kryeministri, veçanërisht lufta e ashpër që i ka shpallur shtypit vendas, mund të lënë shenjë të fortë në mentalitetin e votuesve.
Por, sipas korrespondentit të së përditshmes italiane "Corriere Della Sera", duket se karakteri i ashpër i Erdoganit përbën edhe pikën e tij më të fortë politike. Kjo për të paktën dy motive: së pari sepse vendosi t‘i jepte fushatës ngjyra të forta politike duke përveshur vetë mëngët e duke folur në më shumë mitingje nga ç‘kanë organizuar të gjithë liderët e opozitës të marrë së bashku; dhe së dyti zgjidhja që i gjeti rënies së popullaritetit të partisë së tij në opinionin turk, duke u mbështetur deri në fund te karta e propagandës - nuk përtoi as të akuzonte me tone shumë të larta Izraelin për ndërhyrjen e armatosur në Gazë, duke thënë se Hamasi qe viktimë. Fjalët e ashpra u thanë gjatë Forumit ekonomik ndërkombëtar të Davosit dhe thuajse u shtynë në caqet e fyerjes ndaj Presidentit izraelit, Shimon Peresh. Lëvizja e Kryeministrit pati efekt të jashtëzakonshëm në mbarë opinionin turk, jo vetëm në bazën islamiste të partisë së tij. Madje jo vetëm kaq. Kryeministri me temperament të fortë diti më së miri të prekë edhe një notë tjetër për të cilën turqit janë shumë të ndjeshëm, atë të krenarisë kombëtare. Thirrjet e tij patriotike u veshën me një tis të lehtë nostalgjie për kohët e bukura të perandorisë. Gjatë fushatës elektorale, Erdogan i mëshoi gjithashtu rritjes ekonomike që ka përjetuar Turqia gjatë gjashtë viteve të tij të para në pushtet. Ato të dhëna në fakt janë zbehur së fundmi, ndërsa as Turqia nuk i shpëtoi dot krizës ekonomike globale.
Gjithsesi, Erdogan e di mirë që vendi i tij është i mbytur nga kontradiktat e forta e të gjithanshme. Kthimi i papritur drejt orientit ka lënë pa fjalë botën e biznesit, të intelektualëve dhe të gjitha ata që i bënin llogaritë për një Turqi të fortë e të drejtuar nga aksidenti, drejt një të ardhmeje brenda Bashkimit Evropian. Dhe në fakt, zelli i ndezur i Kryeministrit, i cili u dërgoi 144 mijë letra zgjedhësve në juglindje të vendit me qëllim t‘i largonte nga Partia Demokratike turke e afrimit me partinë e tij, u prit me sinjale kontradiktore.
Duhet shënuar se votimet nuk qenë shumë të qeta. Gjatë ditës së djeshme u regjistruan disa incidente që provokuan 6 të vdekur dhe disa të plagosur. Incidenti më i rëndë u shënua në fshatin Saliurfa, ku një grindje për postin e kryetarit të fshatit, degjeneroi në përplasje me armë që shkaktoi disa të vrarë.