Perkrahesit e Nanos, pa liderin ne proteste
Pjesemarrjes se madhe ne kete proteste qytetare iu shtua dhe numri i disa deputeteve socialiste, te njohur tashme si perkrahes te ish-liderit socialist, Fatos Nano, duke perjashtuar ketu 6 "rebelet". Edhe pse prej kohesh jane evidente mosmarreveshjet mes deputeteve te Grupit parlamentar te Partise Socialiste, u desh qe te organizohej kjo proteste, qe t'i mblidhte ligjvenesit socialiste se bashku. Keshtu, jo larg platese nga ku referuan lideret e majte, qendruan dhe deputetet socialiste, Petro Koci, Rrapush Tola, Flamur Hoxha, Rajmonda Stefa, Luan Memushi. Ndoshta, kjo ishte dhe nje parapergatitje perpara perballjes se grupit "Nanoist" me anetaret e Asamblese Socialiste, e cila do te mblidhet sot, dhe ku do te njihet me kerkesat e ketij grupimi, qe sikunder dihet kane si shenjester pikerisht lidershipin aktual te selise roze. Megjithate, vlen te theksohet fakti se ne kete proteste e gjithe opozita ishte vertet e bashkuar, duke leshuar njezeri mesazhet kritike ndaj qeverisjes aktuale, si dhe ndaj Kryeministrit Sali Berisha.