E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fillimi, qendrimi i te cenuarve

Perfaqesues te shtresave te ndryshme te shoqerise ishin te paret qe hapen protesten e organizuar nga opozita e bashkuar. Te cenuar nga reformat qe ndermori qeverisja aktuale qe me ardhjen ne pushtet, referuesit akuzuan ashper kabinetin "Berisha". Per ish-ushtaraket, Medi Pogace u shpreh se "te gjithe se bashku, dhe ne ushtaraket u bejme thirrje qe te ngrihemi te protestojme per problemet tona, sepse jemi i vetmi shtet qe nuk protestojme". Mesuesja Natasha Zanaj evidentoi faktin se "brenda javes pa asnje lloj motivacioni ne nje prej njesive te bashkise se Tiranes mesuesit e shkolles u zevendesuan me mesues militante, qe me pas do uleshin ne tavolinat e numerimit te votave". Ne emer te veteraneve referoi Meleq Kotobelli, i cili akuzoi se "qeveria e korruptuar e Sali Berishes po shton numrin e te papuneve dhe varferine ne vend".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›