Shqiptarët si shkëmbinj në penelin e Lea Cristian
16/06/2009 Sipas saj, shqiptarët kanë diçka tepër të ngjashme me shkëmbinjtë. Ndaj edhe gjatë qëndrimit në vendin tonë, më shumë se gjithçka e kanë tërhequr këto realitete gurore.
Për Lea Cristian, bashkëshorten e zv/ambasadorit amerikan në Shqipëri, thotë se “shqiptarët janë të fortë e të bukur”, ndaj jo rastësisht shkëmbinjtë shpesh janë objekti kryesor në pikturat që krijon.
Muret e rezidencës së saj janë të mbushura me piktura nga vende të ndryshme të botës ku ajo ka shëtitur. E mes tyre edhe pikturat e realizuara në Shqipëri. Ka shkelur anë e kënd Shqipërisë e kudo ku ka shkuar nga fiksuar skica, të cilat më vonë i ka hedhur në telajo. Ajo çka të bie në sy është frymëzimi i saj nga natyra.
Vetëm ky fakt (megjithëse jo vetëm) do të mjaftonte për të tërhequr gazetaren Donika Mustafaj drejt Leas e të bënte që të realizonte një film për të. “Një zonjë amerikane në Tiranë” titullohet dokumentari me skenar dhe regji të Mustafajt, i shfaqur mbrëmë në Akademinë e Arteve.
Përgjatë 30 minutave jepet portreti i znj. Cristian, e parë së shumti në pjesën e vet artistike si dhe përmes mendimeve të miqve të saj shqiptarë.
E lindur në Finlandë dhe e martuar në Amerikën e Jugut, Lea Cristian nuk jeton thjesht si gruaja e një diplomati. Për të ka shumë rëndësi të jetë pjesë e vendit ku jeton dhe e asaj që frymon përditë. Nevojë për të është edhe pikturimi. Kur realizuesja e këtij dokumentari e pyet se pse pikturon, ajo i thotë se ka nevojë të shprehet në këtë mënyrë. Për të dhënë një mendim më të specializuar për pikturat e Leas, Mustafaj ka pyetur piktorë të njohur, por edhe miq të saj, si Najada Hamza, Shpend Bengu, Sali Shijaku etj., të cilët vlerësojnë realizmin dhe bukurinë e tablove të gruas së diplomatit amerikan. Ajo ka tre vjet në Shqipëri, por duket sikur ka një jetë të tërë. E flet shqipen me një rrjedhshmëri të shkëlqyer dhe fjalori i saj gjuhësor është shumë i pasur. Kështu që e gjithë biseda e zhvilluar me të është në shqip. Gjatë qëndrimit në Shqipëri është afeksionuar shumë pas njerëzve, natyrës dhe thotë se tanimë ndihet shumë shqiptare. Këtë e ka treguar edhe në ndihmën që ka dhënë për artin shqiptar. Anëtare e bordit të Fondacionit për Zhvillim (FAVA), është një nga mbështetëset kryesore në projektet e realizuara në Galerinë Kombëtare të Arteve. Më 4 korrik do të largohet nga Shqipëria drejt Afganistanit me shpresën se do të kthehet sërish, por thotë se me pikturat e saj do të marrë me vete edhe shpirtin shqiptar.