Energjia, çekët do të investojnë 200 milionë euro
16/06/2009 Ministri Ruli takon drejtorin e përgjithshëm të kompanisë CEZ, Martin Roman
Rritja e çmimit do të balancohet nga energjia e lirë e HEC-eve
Çmimi i energjisë nuk do të rritet këtë vit. Kështu garantojnë zyrtarë të Ministrisë së Ekonomisë dhe përfaqësues të kompanisë çeke, CEZ. Vitet e ardhshme balancimi i nevojave për energji, sipas burimeve zyrtare të METE-s, do të mundësohet nëpërmjet energjisë mjaft të lirë që vjen nga HEC-et që vazhdojnë të jenë pronë publike, si dhe reduktimit të humbjeve dhe rritjeve të arkëtimeve që vetë kompania CEZ do të mundësojë. Këto janë disa nga pikat e diskutimit që zhvilloi dje ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Genc Ruli, në takim me një delegacion të kompanisë CEZ, kryesuar nga Martin Roman, drejtor i përgjithshëm dhe anëtar i bordit të kësaj kompanie. Gjatë takimit në ambientet e dikasterit të ekonomisë, përfaqësuesit e dy palëve shprehën kënaqësinë për partneritetin e krijuar nga ky privatizimin dhe besimin se sektori i shpërndarjes se energjisë elektrike do të shohë shpejt përmirësime të mëtejshme. Vizita e zotit Roman vjen pas marrjes së kontrollit të OSSH-së nga CEZ, që zyrtarizoi mbylljen e transaksionit të privatizimit të OSSH sh.a. dhe fillimin e punës së kësaj kompanie nën administrimin e CEZ. “Janë të parashikuar me hollësi elementet rregullatore si detyrimi i kompanisë CEZ për të pakësuar 17 për qind humbjet në periudhën 5-vjeçare, për të rritur minimalisht arkëtimet 1 për qind për çdo vit, të pamundura këto pa investuar së paku 200 milionë euro për sistemin e shpërndarjes”, - thuhet në kontratën e shitjes. Çmimi i shitjes së OSSH-së është çmimi më i mirë i shitjeve të ngjashme në rajon. Ministria e Ekonomisë bën të ditur se ka siguruar një politikë sociale të fortë sa i përket shtresave në nevojë dhe ekspozimit të tyre kundrejt rritjes së çmimit të energjisë, pasi ky vit nuk do të njohë rritje çmimi.