Shqiptari alarmon policinë, zinte fazanë me çarqe
24/03/2010 Italianët: Na shkatërroi faunën
Një shqiptar u vu në pranga në Itali sepse ngrinte çarqe dhe kapte zogj të egër, për t’i shitur më pas. Lajmi u publikua nga mediat italiane, të cilat bëjnë me dije se shqiptari i arrestuar mban inicialet B.L, rezident në Piacentino u kap në flagrancë në Grazzano Visconti, teksa kapte zogj si fazanë dhe thëllëza, duke përdorur disa çarqe në formë kafazi. Ai tashmë akuzohet për gjueti të paligjshme të zogjve dhe kjo ndëshkohet edhe penalisht. Dy inspektorët Roberto Cravedi dhe Pietro Masini, mbetën të habitur kur panë numrin e madh të thëllëzave dhe fazanëve që shqiptari kishte arritur të kapte në gjuetinë e tij. Italianët duket se e kanë problem gjuetinë e zogjve, për shkak se ruajnë me fanatizëm shumëllojshmërinë e shpendëve dhe monitorojnë të gjitha lëvizjet që ndodhin në zonë. Për këtë shkak, shqiptari akuzohet se i ka shkaktuar një dëm të madh faunës dhe për këtë shkak tashmë ai rrezikon edhe dënimin penal nga drejtësia e këtij shteti.