“Amerikani” që mori peng studenten flet përçart në gjyq
24/03/2010 Leka: Më dërgoni në burg, jam i sëmurë. Gjykata: Akt ekspertimi për shëndetin mendor
TIRANË- “Romeo Leka duhet të mbyllet përfundimisht në psikiatri”. Këtë kërkesë e bëri dje para Gjykatës së Krimeve të Rënda avokatja Klojda Dashi, e cila mbron interesat e 25-vjeçarit që pak ditë më parë rrëmbeu një bankë dhe mori peng një studente. Por Leka do të qëndrojë në qeli derisa të mbërrijë akti mjeko- ligjor ku vërtetohet gjendja e tij psikike. Ngjarja e katër ditëve më parë u përshkrua në gjykatë nga prokurori dhe në disa momente edhe nga i pandehuri. Ai ka dhënë deklarime, ndonëse jo gjithmonë në shqip. Ka folur edhe në anglisht. Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg”, në ngarkim të 25-vjeçarit. I pandehuri ka qenë i pranishëm gjatë caktimit të masës së sigurisë. “Lexo akuzat dhe thuaj ato që kam bërë. E di që do më japësh arrestin në burg, dua të largohem sepse kam dhimbje koke”, i është drejtuar prokurorit të çështjes Adnand Xholi. Ndërkohë që prokurori pas kërkesës së bërë nga i pandehuri, i kërkoi gjyqtarit të gatshëm Gurali Brahimllari që seanca të zhvillohej me dyer të mbyllura. Pas këtij momenti burime nga gjykata thanë se i pandehuri ka pranuar që ka marrë peng vajzën. “Nuk kam dashur që ta vras, këtë ja kam thënë. I kam thënë vajzës që lekët që kisha t’i mbante ajo, të mos ia jepte policisë, madje i kam futur në çantë një tufë me lekë që mora nga qesja”, mësohet të ketë deklaruar. Duke folur herë shqip e herë anglisht, Leka ka deklaruar në gjykatë se pranonte akuzat. Ndërkohë që avokatja e caktuar prej të afërmve të 25-vjeçarit, Klojda Dashi i ka kërkuar gjykatës shtrimin e detyrueshëm në spital, pasi ishte i sëmurë psikik. Sipas mbrojtjes, kjo vërtetohej nga një shkresë që vinte nga SHBA-ja. Vetë i pandehuri ka thënë se në armë nuk ka pasur fishekë, por këto të fundit ai i kishte futur në xhep. Nga ana tjetër prokurori, pasi ka parashtruar të gjitha provat i tha gjykatës se i pandehuri në momentin që ka kryer vjedhjen e bankës, i kishte futur lekët në një qese, e cila ishte çarë një herë dhe në të kanë qenë rreth 30 milionë lekë. Xholi kërkoi caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg”, masë kjo e vendosur më pas edhe nga gjykata. Po ashtu gjykatësi i gatshëm Gurali Brahimllari vendosi që të pandehurit t’i kryhej një ekspertizë mjeko - ligjore, ku të shikohej edhe gjendja e tij mendore.
Romeo Leka dhe prokurori Xholi në gjykatë
Leka-Prokurorit: “Lexo akuzat dhe thuaj ato që kam bërë. E di që do më japësh arrestin në burg, dua të largohem sepse kam dhimbje koke”, i është drejtuar i pandehuri prokurorit të çështjes Adnand Xholi.
Leka për vajzën: “Nuk kam dashur që ta vras, këtë ja kam thënë. I kam thënë vajzës që lekët që kisha t’i mbante ajo, të mos ia jepte policisë, madje i kam futur në çantë një tufë me lekë që mora nga qesja.
Prokurori për akuzat: Akuzohesh se ke grabitur bankën dhe ke mbajtur peng një vajzë studente nën presionin e armës.
Leka: Unë e pranoj akuzën dhe deklaroj se armën e kam pasur pa fishekë. Ata i kisha futur në xhep.
Arma pa fishekë
Romeo Leka, ditën që grabiti bankën në afërsi të vendit që identifikohet me “Librin Universitar”, pranë presidencës e ka pasur armën pa fishekë. Një deklaratë të tillë i pandehuri e ka bërë para gjykatës, e mbështetur kjo më pas edhe nga akuza. 25-vjeçari Romeo Leka është shprehur se fishekët e pistoletës që mbante në dorë i kishte futur në xhep dhe gjatë gjithë kohës bënte presion me armën bosh. Madje ai ia kishte deklaruar edhe vajzës se nuk do e vriste pasi armën e mbante kot në dorë. Por në gjykatë i pandehuri akuzohet edhe për mbajtje pa leje të armëve luftarake.
Jo akuza vrasjeje
Vrasja që ka kryer në Amerikë dhe ajo e kryer disa kohë më parë në Greqi, nuk janë futur në dosjen hetimore të paraqitur nga akuza në gjykatë. Prokurori Adanand Xholi në caktimin e masës së sigurimit tha se i pandehuri aktualisht akuzohet për veprën penale të grabitjes së bankës dhe të pengmarrjes si dhe armëmbajtje pa laje. Në rast se do të ketë të dhëna të reja gjatë fazës së hetimit, atëherë do të kërkohet shtimi i akuzave dhe riformulimi i dosjes nga e para. Sipas prokurorit, për vrasjet që i pandehuri ka kryer në vende të tjera nuk ka kallëzim penal dhe nuk mund të fillohet hetimi edhe pse ai ka bërë një deklaratë që tashmë dihet.
Shtrim i detyruar
Klojda Dashi është avokatja e caktuar nga familjarët e Romeo Lekës. Ajo i tha dje gjykatës gjatë seancës përcaktimin e masës së sigurimit, se klienti që përfaqëson nuk është në gjendje të mirë shëndetësore. Sipas saj, gjykata duhet të marrë vendim të menjëhershëm për të dërguar Romeo Lekën në spitalin psikiatrik. Një kërkesë, sipas Dashit, bëhet në një moment kur të gjitha letrat flasin se ai është depresiv dhe me çrregullime nervore. Për të vërtetuar plotësisht lajmin, Dashi është në pritje të një dokumenti nga drejtësia amerikane. Ajo tha se gjykata e Amerikës e ka dënuar e më pas liruar Lekën, pasi ka vërtetuar se është i sëmurë psikik.