E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiptari i dehur aksidenton me vdekje tre francezë në Itali

Një emigrant shqiptar në Itali është bërë shkaktar i një aksidenti të rëndë, në të cilin kanë gjetur vdekjen tre persona, ndërsa kanë mbetur të plagosur edhe pesë të tjerë.

Sipas mediave italiane, emigranti shqiptar, që udhëtonte me një Q7, ka qenë i dehur dhe për pasojë ka shkaktuar aksidentin e rëndë, që ka ndodhur në Xhenoa.

Shqiptari është përplasur me një Opel Astra, ku ndodheshin tre vajza dhe dy djem francezë, më i madhi prej të cilëve 27 vjeç. Mësohet se ata po udhëtonin drejt Sllovenisë për të kaluar pushimet. Përveç të vdekurve, kanë mbetur të plagosur edhe pesë persona të tjetër, ku më rëndë është një vajzë 22-vjeçare po franceze.

Policia I ka bërë analizën shqiptarit, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur dhe ka rezultuar se ai ka qenë i dehur. Por, ky i fundit e ka mohuar këtë akuzë, duke thënë se nuk ka qenë i pirë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›