SHBA Qeveria siguroje zgjedhjet me te mira
ELBASAN - Ambasadori i SHBA-ve Aleksander Arvizu gjate vizites se tij ne Elbasan nuk ka dashur te ndalet shume ne situaten aktuale politike por ka percjelle edhe mesazhin e tij per organizimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve sa me te mira. Sot eshte dita e fundit per dorezimin e listave ne KQZ. Ne rast mos dorezimi kemi kohe qe te shprehemi per kete.
Por ajo qe ne duam eshte qe zgjedhjet te zhvillohen. Ajo qe vendi meriton jane zgjedhjet dhe ato jo domosdoshmerisht do te jene te persosura por te jene me te mira se zgjedhjet e kaluara. Ajo qe do te bejme ne deri ne 8 maj eshte vizitat ne disa qendra te Shqiperise - theksoi Arvizu.
Sipas tij populli Shqiptar e meriton qe te kete nje zgjedhje per te bere dhe eshte detyrimi dhe pergjegjesia e partive qe te mund ti japin popullit shqiptar nje mundesi zgjedhjeje. Gjithashtu eshte detyrim i qeverise qe te bashkepunoje me KQZ dhe te siguroje qe keto zgjedhje te jene zgjedhjet me te mira qe jane organizuar ndonjehere ne vend - u shpreh zyrtari i SHBA-ve.